Agim Shahini nga Aleanca e Kosovare e Bizneseve, ka thënë se për AKB-në, nuk është veprim i papritur bllokimi i maunave kosovare sot nga Serbia.
Ai ka thënë se Kosova e hoqi taksën kundër Serbisë pa as një kushte dhe pa as një garancion të vetëm që nga kjo lëvizje do fiton diçka Kosova.
“Për AKB-në sot nuk është e papritur bllokimi i maunave kosovarë nga Serbia. Kosova e hoqi taksën kundër Serbisë pa as një kushte dhe pa as një garancion të vetëm që nga kjo lëvizje do fiton diçka Kosova.
Qeveria e Kosovës ose vonohet ose ngutet për të marrë vendime të duhur për vendin biznesin dhe qytetarët e vet.
Reciprociteti nuk ishte i zbatuar asnjëherë, është vetëm vendim gojor apo edhe i shkruar, por as një here i zbatuar.
Qeveria i patë mbledhë do biznese të skukavet në një mbrëmje në konferencë për media gjëja pe heq taksen e pe vendosë reciprocitetin me Serbin.
Qeveri sot le të merr vendim të ndaloj disa dhjetar mauna që për çdo ditë hynë nga Serbia me vlera qindra mija euro. Qeveri zbato at reciprocitet nëse ekziston sikur që keni deklaruar”, ka shkruar Shahini në “Facebook”.