Stafi civil i administratës në Forcën e Sigurisë së Kosovës gjatë vitit 2020 kishte zgjedhur që të ushqehet nga racioni i ushqimit që i kishte takuar vetëm pjestarëve aktiv të FSK-së. Kjo gjë kishte ndodhur gjatë vitit 2020, derisa kjo shkelje është evidentuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit.
Neni 16 paragrafi 1 i Ligjit nr. 06/l-124 për Shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës përcakton se: “Pjesëtari aktiv i FSK-së ka të drejtë për së paku një racion të ushqimit, gjatë secilit orar të plotë të punës (e përcaktuar si çdo periudhë e qëndrimit të vazhdueshëm në detyrë për më shumë se gjashtë (6) orë në çdo dymbëdhjetë (12) orë”.
ImageE te kontrata e lidhur për Shërbimet e ushqimit (furnizim, përgatitja dhe servimi) nëpër të gjitha kuzhinat e FSK-së, ku vlera e shpenzimeve për vitin 2020 ishte 2,218,317€, Zyra Kombëtare e Auditimit ka vërejtur se përveç pjesëtareve aktiv të FSK-së të cilët kanë të drejt ta shfrytëzojnë një racion të ushqimit, në kuzhina janë ushqyer me nga një racion edhe stafi civili të cilit sipas ligjit nuk i takon të ushqehet në kuzhinë.
“Çmimi i një racioni është 4.75€ dreka, ndërsa racionet për mëngjes 1.26€ dhe darka 2.78€. Nga MM nuk kemi pranuar ndonjë arsye pse stafi civil e shfrytëzon të drejtën e ushqyerjes në kuzhina dhe pse janë paguar këto shpenzime” thuhet në gjetjen e ZKA-së