Analisti amerikan, Daniel Serwer, thotë se administrata aktuale amerikane është ndryshe nga administratat e kaluara dhe do të ishte veprim i zgjuar për Kosovën që të zgjerojë mbështetjen e saj në botë duke sprovuar edhe fuqitë tjera të mëdha.
Serwer, i cili beson se qeveria amerikane mbështeti rrëzimin e qeverisë së Kosovës, shprehet i bindur kishte një plan për shkëmbim territoresh Kosovë – Serbi, që tashmë është ide e vdekur.
Ai, në një intervistë për Zërin e Amerikës thotë se mundësitë që administrata amerikane të çonte përpara negociatat për një marrëveshje gjatë këtij viti, janë ngushtuar nga situata me COVID-19.
Dy javë më parë qeveria e kryeministrit Albin Kurti u rrëzua me një mocion mosbesimi në parlament. Ka shumë vëzhgues edhe në Shtetet e
Bashkuara që thonë se rrëzimi i saj u bë edhe me ndihmën amerikane.
Intervistën e plotë mund ta lexoni në VOA