Një grua 84 vjeçare nga Beogradi, e cila ishte e sëmurë kronike pas prekjes nga virusi i Nilit ka vdekur në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në Beograd.
Ajo është viktima e parë që lidhet me ethet e Nilit Perëndimor, një sëmundje virale kjo e transmetuar nga mushkonjat e infektuara.
Së fundmi, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Virusi i Nilit perëndimor është shfaqur në Ballkan, por jo në Kosovë.
Megjithatë, ka apeluar për kujdes të shtuar nga pickimi i mushkonjave. IKSHP-ja thotë se ky virus, mund të shkaktojë edhe vdekje te njerëzit.