Serbia ka vendosur që deri më 18 Maj të normalizoj gjithçka, duke filluar me parqet dhe transportin lokal në qytete. Kopshtet, pastaj transporti në mes të qyteteve, hapja e restoranteve dhe bareve, qendrave tregtare, sporteve në mjedise të hapura, e deri në fund, më 18 Maj pritet të hapen aeroportet.
Të gjitha këto do të bëhen në pajtim me rekomandimet e epidemiologëve dhe udhëzimeve ndërkombëtare. Në të gjitha fushat do të ngelen masa kujdesi dhe do të funksionojnë me rregulla të reja. Parukeritë dhe palestrat tashmë janë hapur.
“Ky është një mendim profesional, pa presione. Natyrisht që gjendjen duhet ta shohim edhe në aspekte të tjera të shoqërisë, por ne udhëzimet i japim të bazuara në fakte shkencore”.
Serbia deri më tani, 8,497 raste pasi në 24 orët e fundit janë shënuar 222 raste, por që konsiderohet një numër stabël. Me 6 viktima të reja numri i të vdekurve është 168. Deri më tani 1,260 persona janë shëruar dhe virusi kalon tek më pak njerëz.
Nuk është folur kur do të mbarojë gjendja e jashtëzakonshme, por në parlament janë kthyer deputetët bashkë me masat për pandeminë. Serbinë pas kësaj situate do ta presin zgjedhjet që u shtynë.