• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Serbia i riaktivizon dy brigadat famëkeqe që kishin kryer krime në Kosovë e Bosnje

25/12/2019 - 11:15:54
Serbia i riaktivizon dy brigadat famëkeqe që kishin kryer krime në Kosovë e Bosnje

Pas më shumë se 13 vjetësh Serbia ka aktivizuar përsëri dy brigadat të cilat kishin kryer krime në Bosnje e Kosovë. Bëhet fjalë për Brigadën 63 të parashutistëve dhe atë 72 për operacione speciale. Këto dy brigada janë riaktivizuar përsëri pasi ishin shkrirë në vitin 2006 Brigadën Speciale.

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, teksa ka folur në lidhje me këto ndryshime, ka thënë se këto dy brigada kanë qenë gjithmonë me popullin serb.

Lexo më shumë

EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video

Boll marre: Babë e bir rrahen mes vete në Istog

May 4, 2025
16
EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video

Arrestohet burri i cili dyshohet se e dhunoi një grua, në Obiliq

December 23, 2024
15

“Sa herë që popullit serb i kërcënohej rreziku nga masakrat dhe shkatërrimi, këto që mbanin këta emra ishin me të. Vetëm një popull mosmirënjohës dhe vetëm një ushtri jo çlirimtare, që komandohet nga të huajt, do të vendoste të humbë emrat Brigadës së lavdishme 72 dhe asaj 63, dhe t’i hedh në të kaluarën”, ka thënë Vulin, shkruan RSE.

Këto dy brigada si njësi elitare, fillimisht të APJ-së Armatës Popullore të Jugosllavisë e pastaj të Ushtrisë Jugosllave, nga viti 1991 deri më 1999 kanë marrë pjesë në luftëra në ish-Jugosllavi, ka thënë hulumtuesi i Fondit për të Drejtën Humanitare Jovan Kollariq.

“Ajo për çka mbahen në mend më së shumti pa dyshim është pjesëmarrja e Brigadës 72, e pastaj edhe pjesë të Brigadës 63 parashutiste, në rrethimin e Sarajevës, përkatësisht që të dy këto brigada u dërguan atje në dhjetor të vitit 1993 në zonën e Vogoshqës me detyrë që të marrin kontrollin e malit Zhuç, një pikë me rëndësi strategjike për forcat serbe në Bosnjë e Hercegovinë. Këtë të dhënë e kemi marrë vesh nga aktgjykimi i Tribunalit të Hagës ndaj Momçillo Perishiqit”, ka thënë Kollariq.

Po ashtu Brigada 63 Parashutiste mbahet në mend për pjesëmarrjen në operacionin “Reka” më 27 prill të vitit 1999 në Kosovë.

“Kur kjo njësi, bashkë me njësi të tjera të Ushtrisë së Jugosllavisë dhe MUP-it të Serbisë merrte pjesë në operacionin “Reka”, në të cilin u vranë së paku 350 civilë shqiptarë, nga territori i luginës së Rekës, në perëndim të Gjakovës, u dëbua thuaja e gjithë popullsia shqiptare” , ka thënë Kollariq, duke rikujtuar se trupat e 309 viktimave nga ky operacion janë gjetur në varrezat masive në Batajnicë, në periferi të Beogradit.

Ai ka shtuar se ky operacion është dokumentuar në aktgjykimet e Tribunalit të Hagës, me të cilat janë dënuar zyrtarët ushtarakë e policorë të Serbisë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Jugosllavisë, Dragolub Ojdaniq, shefi i Armatës së Tretë Nebojsha Pavkoviq, shefi i Shtabit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për Kosovën, Srten Llukiq, shefi i Korpusit të Prishtinës, Vlladimir Llazareviq dhe shefi i Drejtoratit të resorit të Sigurimit Publik të MUP-it të Serbisë, Vllastimir Gjorgjeviq.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Brigada 63 Parashutiste dhe Brigada Speciale 72 janë dekoruar me Urdhrin e Heroit të Popullit në tetor të vitit 1999 dhe me Urdhrin e Flamurit Luftarak në qershor të vitit 2000 në kohën e regjimit të presidentit të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviqit.

Share4TweetSendShareSend

Related Posts

EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video
Boll Marre

Boll marre: Babë e bir rrahen mes vete në Istog

May 4, 2025
16
EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video
Boll Marre

Arrestohet burri i cili dyshohet se e dhunoi një grua, në Obiliq

December 23, 2024
15
Boll marre: Peci ja refuzoi grandin grave të Krushës, e ja dha 100 mijë euro  vëllait të Fitore Pacollit
Boll Marre

Boll marre: Peci ja refuzoi grandin grave të Krushës, e ja dha 100 mijë euro vëllait të Fitore Pacollit

November 16, 2024
25
Fakte rreth seksit që nuk i keni ditur
Boll Marre

Boll Marre: Një grua në Prishtinë është sulmohet seksualisht

September 17, 2024
28
Policia zbulon, arreston dhe ndalon dy grupe të hajnave në Prizren që vodhën mbi 22 mijë euro mall
Boll Marre

Arrestohet burri qe e detyroi të dashurën të kryejë marrëdhënie pa dëshirën e saj

May 13, 2024
91
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Boll Marre

Ky burrë e grua e rrahin njëri-tjetrin në Pejë

May 13, 2024
111
Next Post
Harry Bajraktari: Edi Rama, tradhtar i kombit shqiptar

Harry Bajraktari: Edi Rama, tradhtar i kombit shqiptar

Më të fundit

  • Bitcoin rritet mes tensioneve Izrael-Iran
  • Ushtria izraelite vret komandantin iranian
  • Frikë për Luftë e Tretë Botërore: NATO ngrit avionët luftarakë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi