Të enjten në Mitrovicë një i mitur i komunitetit shqiptar i moshës së mitur ka treguar se është sulmuar fizikisht nga dy persona të komunitetit serb
Rasti ka ndodhur pasditen e së enjtes në rrugën Kolasinska në Mitrovicë. Policia bën të ditur se edhe personat që dyshohet se e kanë sulmuar të miturin shqiptar janë po ashtu të mitur dhe se ende nuk janë identifikuar.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërkaq njësia përkatëse policore është duke e hetuar rastin.
“Rr. Kolasinska, Mitrovicë 12.09.2019 – 16:30. Viktima mashkull K-Shqiptar i moshës së mitur ka informuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar K-serbë të moshës së mitur, të pa identifikuar për momentin. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.