Stacioni i policisë në Gorazhdec ka filluar të evidetojë qytetarët që kanë targa serbe, në mënyrë që të shkojnë në vendkalimin më të afërt të Kullës për të marrë targat provuese të RKS.
Ky lajm për Radio Gorazhdec u konfirmua nga disa qytetarë, pronarë të automjeteve me targa serbe. Mëngjesin e sotëm, ata u drejtuan në vendkalimin Kulla për të marrë targat provuese të Kosovës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i tha shkurt Radio Gorazdecit se nuk është i njohur me procedurat në lidhje me tabelat dhe se për këtë do ta informojë radion më vonë kur të ketë më shumë informacione.