Rrugët në Jarinjë vazhdojnë të jenë të bllokuara edhe pas 51 orësh prej që ka hyrë në fuqi reciprociteti.
Ndërkaq është ngritur edhe një tendë e re nga qytetarët serbë të cilët kanë lënë edhe punët e tyre, disa nga ta janë edhe punëtorë në minierën e Trepçës dhe po qëndrojnë aty, por që nuk kanë dhënë shumë detaje.
Në krye të tyre po vazhdon të qëndrojë deputeti i Kuvendit të Kosovës, Igor Simiq.