Kryetari i komisionit për Legjislacion, Driton Selmanaj pas mbledhjes së këtij komisioni ka thënë se ata nuk trajtojnë çështje që kanë përfunduar në gjykatë.
Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani pati kërkuar nga Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsion, i cili sipas fushëveprimtarisë së tij të ofroj një opinion ligjor në lidhje me mandatin e deputetit Arifi
“Në si Komision nuk trajtojmë çështjet e përfunduara gjyqësore. Ne si komision vendosëm të i japim një përgjigje kryetares ku i thamë që respekto ligjet dhe vepro në bazë të mandatin që keni.
I bëjmë thirrje asaj që adresimet që i bëhen këtij komisioni të mos bëj kërkesa të pabazuara”, tha Selmanaj.
Sipas tij kërkesa e dytë që u trajtua nga Komisioni ishte shqetësimi i z. Behgjet Pacolli për pengimin për ardhjen e tij në Kosovë.
“Kërkesa e dytë për shqetësimin e zotit Pacolli i cili pretendonte se është penguar nga qeveria të ushtrojë mandatin e deputetit.
Ne i bëjmë thirrje të gjitha institucioneve që të lejojnë dhe mundësojnë ushtrimin e mandatit të zotit Pacolli përfshirë është institucioneve shëndetësore”, shtoi ai.
Selmanaj ka folur edhe për rastet kur ka votuar deputeti i dënuar me burg, Etem Arifi.“Se a kanë qenë të ligjshme vendimet e Arifit ne kemi një aktgjykim të zotit Pacolli kur u zgjodh president megjithatë ja njeh mandatin e presidentit, nuk ka dilema të diskutohet në vendimmarrje tjetër”, shtoi ai
Ndërsa ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Naser Rugova ka nisur ditën me kritika drejtuar disa prej figurave brenda LDK-së, por duke mos përmendur emra.
Rugova tha se të deklarohesh se je në LDK dhe të bashkërendosh veprimet me njerëz jashtë kësaj partie, apo të flirtosh me eksponentë të partive rivale nuk është e dinjitetshme, transmeton Telegramisot.
Sipas tij, konketimet e tilla të dëmshme duhet të ndalojnë dhe se kjo vlen për të gjithë, pa dallim.
Hapur kundër vendimeve të LDK-së së fundi dolën nënkryetarja e partisë, Vjosa Osmani dhe deputeti Haxhi Avdyli, të cilët nuk përkrahën mocionin e LDK-së për rrëzimin e Qeverisë Kurti dhe lidhjen e koalicionit me AAK-në e Nismën Socialdemokrate.