• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Selimi: Kadri Veseli, po gënjen nuk i çuam mesit PDK’së

12/06/2020 - 06:29:16
Selimi: Kadri Veseli, po gënjen nuk i çuam mesit PDK’së

Vetëm një javë më parë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha se “Lëvizja Vetëvendosje i kishte dërguar mesit për bashkëpunim”.

Një deklaratë të tillë, Rexhep Selimi i Vetëvendosjes e ka cilësuar “gënjeshtër”.

Lexo më shumë

Daut Haradinaj për kërcënimet e Serbisë: Kosova ka zot shtëpie

Daut Haradinaj: Po si AAK jemi të gatshëm për zgjedhje

June 4, 2025
4
Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë

Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë

June 4, 2025
15

“Ne nuk i kemi çuar mesit. Është gënjeshtër. Nuk do të doja t’iu përgjigjesha fare”, ka thënë ai në Klan Kosova.

“Nuk është çështje mësitnish kjo dhe raporti mes subjekteve politike, pavarësisht oponencave, nuk duhet të jetë i tillë. Lëvizja Vetëvendosje nuk përfaqëson mendësi të tillë në politikë”.

Ai ka thënë se PDK-ja po mundohet ta nxjerrë Lëvizjen Vetëvendosje sikur dëshiron që të bashkëpunojë me ta.

“Kemi plot arsye që të mos bashkëpunojmë me ata, për shkak të kaluarës dhe pozicionit të tyre politik. Ne nuk kemi si të bashkëpunojmë me ta për këto dy arsye kryesore dhe të tjera”.

“Edhe sot në Kuvendin e Kosovës e formuluan një fjali sikur ne po kërkojmë paqe. Unë u detyrova t’i them se ‘Kush po të pyet?’ dhe ‘Kush po të kërkon paqe?’. Ne nuk po kërkojmë paqe politike me PDK-në, sepse ne, ashtu si edhe qytetarët e Kosovës, e dimë shumë mirë kush është PDK-ja. PDK-ja, për fat të keq, vazhdon të jetë e njëjta dhe ne jemi të detyruar ta kemi qëndrimin e njëjtë për ta”.

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Rexhep Selimi ka thënë se nuk pret një bashkëpunim me PDK-në, ndonëse janë bashkë në opozitë.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

“Për fat të keq nuk pres bashkëpunim të PDK-së me ne, sepse PDK-ja duket që e ka zgjedhur se me kë do të bashkëpunojë gjatë këtij mandati – që është as mazhorancë dhe as opozitë. Që nga mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti dhe bashkëpunimi në vazhdimësi me qeverinë ilegale nuk na është lënë ta përcaktojmë neve nëse do të bashkëpunojmë ose jo me PDK-në – ndonëse do ta zgjidhnim këtë të dytën sërish – por, vetë PDK-ja është rreshtuar në anën e mbrojtjes de facto të qeverisë së krijuar nga Hashim Thaçi”.

Votat që PDK-ja nuk ia dha Qeverisë Hoti, Selimi i ka cilësuar si kalkulime politike për zgjedhjet e ardhshme.

Ndërsa e ka krahasuar pozicionin e PDK-së sot në opozitë me atë që, sipas tij, PSD-ja kishte po ashtu si opozitë në mandatin e kaluar.

“PDK-ja kot mundohet ta paraqesë një ngjyrë të tillë që nuk e ka. PDK-ja më duket pak a shumë sikur PSD-ja dikur, kur nominalisht ka qenë opozitë, por sa herë ka pasë nevojë qeveria ka qenë aty”.

“Sa ishin në Kuvend nuk e pranonin. Grupi i shkëputur nga Lëvizja Vetëvendosje që iu bashkua PSD-së thoshin po ashtu se ishin opozitë. Ne thoshim që nuk ishin opozitë. Madje, ata nganjëherë sikur e kundërshtonin me një vendosshmëri. Por, e fshehën këtë deri në zgjedhjet që pasuan në vitin 2019 kur u bënë bashkë me ata të cilët kishin oponencë dikur. Një nga arsyet e bashkimit të tyre në koalicionin AAK-PSD-Nisma ishte që ata kishin bashkëpunuar sa ishin në Parlament”.

“Te ky pozicion do të vijmë prapë kurdo që të vijnë zgjedhjet. PDK-ja e sotme po duket kopje e PSD-së në mandatin e kaluar që vetëm deklarativisht është opozitë”.

Share1TweetSendShareSend

Related Posts

Daut Haradinaj për kërcënimet e Serbisë: Kosova ka zot shtëpie
Lajme

Daut Haradinaj: Po si AAK jemi të gatshëm për zgjedhje

June 4, 2025
4
Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë
Bota

Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë

June 4, 2025
15
7 dështimet e VV-së me Albulena Haxhiun
Lajme

Boll Marre: Dështon për të 26 here “Cirku” në Kuvendin e Kosovës

June 4, 2025
15
Shtetasi të Kosovës i kapen 11 kallashnikova nga dogana kroate
Lajme

Shtetasi të Kosovës i kapen 11 kallashnikova nga dogana kroate

June 4, 2025
6
Naser Krasniqi-Leka, dëshmori  i cili e la gjermaninë për të luftuar për Kosovën
Lajme

Naser Krasniqi-Leka, dëshmori i cili e la gjermaninë për të luftuar për Kosovën

June 4, 2025
13
Dyshohet se u vra nga grabitësit, sot varroset 30-vjeçarja Liridona Murseli
Lajme

Sot seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt

June 4, 2025
13
Next Post
21 vjet nga çlirimi i Kosovës

21 vjet nga çlirimi i Kosovës

Më të fundit

  • Daut Haradinaj: Po si AAK jemi të gatshëm për zgjedhje
  • Musk u përlesh fizikisht me Sekretarin e Thesarit në Shtëpinë e Bardhë
  • Boll Marre: Dështon për të 26 here “Cirku” në Kuvendin e Kosovës
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi