Njësitë policore të Kosovës kanë ndaluar një karrocë tërheqëse të ngarkuar me kafshë dhe produkte të dyshuara si mallra kontrabandë në fshatin Dumnicë, në komunën e Podujevës.
Sipas raportit të policisë karrocën e ngiste një mashkull kosovar, i cili dyshohet se kishte ngarkuar mallrat në brendi të Serbisë.
Pas kontrollit u pa se në karrocë ishin ngarkuar dy desh, një dhi, një qengj dhe gjithsej 6 paleta pula, që përbënin rreth 66 kokë pula.
Lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori, ndërsa malli i sekuestruar është marrë nga Dogana e Kosovës dhe është dërguar në terminalin doganor procedura të mëtejme.