Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte do të zhvillojë sot një vizitë pune në Bosnje dhe Hercegovinë.
Rutte do të takohet me zyrtarë të lartë nga Bosnja dhe Hercegovina, duke përfshirë Kryetaren dhe anëtarët e Presidencës së BeH, Kryetaren e Këshillit të Ministrave të BeH, Ministrin e Punëve të Jashtme, Ministrin e Mbrojtjes dhe Ministrin në detyrë të Sigurisë.
Sekretari i Përgjithshëm do të vizitojë gjithashtu selinë e NATO-s në Sarajevë (NHQSa) në kampin Butmir, ku do të takohet me komandantin e NHQSa-së, Përfaqësuesin e Lartë për Bosnje dhe Hercegovinën dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian.
Rutte do t’u drejtohet edhe studentëve në Universitetin e Sarajevës, Fakulteti i Shkencave Politike.