Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se Ministrat e Jashtëm të NATO-s, do të diskutojnë fushatën e përshkallëzuar të veprimeve armiqësore të Rusisë kundër vendeve të NATO-s.
Para mediave, ai sot për ditën e fundit të këtij takimi, është shprehur se Rusia, por edhe Kina, po përpiqen të destabilizojnë kombet e NATO-s përmes akteve të sabotimit, krimit kibernetik dhe, natyrisht, gjithashtu duke u përpjekur të prodhojnë energji.
Ai ka shtuar se NATO dhe shtetet anëtare duhet të ulen dhe të diskutojnë se si të mbrohen.
Ndër tjera, Rutte ka thënë se dje diskutuan se çfarë mund të bëjmë kolektivisht për t’u siguruar që Ukraina të ketë mbrojtjen ajrore që i nevojitet,: “gjithashtu për të mbrojtur infrastrukturën e saj kritike dhe infrastrukturën energjetike, dhe së dyti, se si të sigurohemi që Ukraina të arrijë në një pozicion të fortë në mënyrë që më pas Ukraina të mund të të fillojë bisedimet për të ardhmen e saj në rajon”. /Klankosova.tv