• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Sekiraqa dënohet me 30 vjet burg

16/09/2019 - 13:07:15
Sekiraqa dënohet me 30 vjet burg

Enver Sekiraqa, të hënën, është dënuar me 30 vjet burgim për shtytje të vrasjes së ish-policit Triumf Riza.

Ai akuzohej për nxitje në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë, pasi po pretendohet për nxitje të vrasjes së Triumf Rizës, për të cilën ai ishte dënuar me 37 vjet burgim, mirëpo rasti ndaj tij ishte kthyer në rigjykim, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lexo më shumë

Shefi i stafit të Kurtit: Po vëllai im i është futur tregtisë me rrymë vendosi ta provojë fatin

Shefi i stafit të Kurtit: Po vëllai im i është futur tregtisë me rrymë vendosi ta provojë fatin

May 30, 2025
10
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Me thikë dhe çekan në dorë e dhunoi seksualisht para syve të burrit një grua në Lipjan

May 30, 2025
105

Në këtë dënim, atij do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej 30 janarit të vitit 2014, ku edhe i është vazhduar kjo masë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktgjykimi në fjalë është shpallur nga kryetari i trupit gjykues, Shashivar Hoti, sipas të cilit pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest civil.

Ndryshe, në fjalën përfundimtare të mbajtur më 4 shtator 2019, prokurori Haki Gecaj kishte kërkuar dënim shembullor për Sekiraqën, me qellim që sipas tij, të tjerët të kenë më të vështirë dhe të mendojnë para se të kryejnë vepra penale si Sekiraqa.

Ndërsa, i akuzuari Sekiraqa kishte kërkuar drejtësi ndaj tij.

Ai ishte dënuar më 17 maj 2016 nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë për dy vepra penale për “nxitje në kryerje të vrasjes së rëndë” dhe për veprën “detyrimi” me dënim unik prej 37 viteve burgim, kurse ishte liruar për veprën penale “dhunimi”.

Gjykata e Apelit, më 24 tetor të vitit të kaluar, kishte mbajtur një seancë dëgjimore lidhur me caktimin e masës së sigurisë ndaj Enver Sekiraqës, pasi e njëjta gjykatë më 19 tetor, në orët e mbrëmjes, e kishte liruar nga paraburgimi atë dhe ndaj tij kishte shqiptuar masën e arrestit shtëpiak.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij, kishin votuar tri gjykatëset e Apelit, dy nga radhët e EULEX-it, Elka Ermenkova dhe Anna Adamska-Gallant, si dhe gjykatësja vendore Mejreme Memaj.

Por, kjo gjykatë, pas vetëm dy ditësh, kishte vendosur që sërish ta rikthej në paraburgim, Enver Sekiraqen dhe për këtë, shkak ishte bërë një fotografi e publikuar në rrjetin social, nga miqtë që e kishin vizituar atë pas lirimit nga paraburgimi.

Me këtë, gjykata e shkallës së dytë, kishte vlerësuar se Enver Sekiraqa ka shkelur masën e arrestit shtëpiak, që i ishte caktuar.

Ndryshe, në seancën e Gjykatës së Apelit, e cila ishte mbajtur me 6 shtator të vitit të kaluar, ku ishin shqyrtuar pretendimet ankimore të palëve, Enver Sekiraqa, kishte kërkuar që të lirohet nga paraburgimi dhe të mbrohet në liri.

E si garancion për lirimin e tij, Sekiraqa kishte ofruar pasurinë e tij, përfshirë shtëpinë, lokalin dhe një shumë parash, të cilat tha se do t’i mblidhte me ndihmën e familjes.

Prokurorja ndërkombëtare e Prokurorisë së Apelit, Anca Stan, në seancën e 6 shtatorit të kolegjit të Apelit, kishte deklaruar se përveç pretendimeve në ankesë nuk kishte çfarë të shtonte tjetër, por e njëjta kishte thënë se kërkesa e palës mbrojtëse që të përjashtohen disa nga provat kruciale janë të gabuara.

Në prill të vitit 2014, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Enver Sekiraqes për tri vepra penale, për nxitje në vrasjen e Triumf Rizës, “detyrim” dhe “dhunim”, ku për këtë të fundit, gjykata e shkallës së parë e kishte shpallur të pafajshëm.

Prokuroria pretendon se incidenti i ndodhur në “Sëiss Casino” në mes të Sekiraqës dhe Rizës ishte njëri nga motivet që çuan në vrasjen e Triumf Rizës.

Incidenti në “Sëiss Casino”, kishte ndodhur në dhjetorin e vitit 2006, ndërsa në të ishin të përfshirë Enver Sekiraqa dhe disa shoqërues të tij në njërën anë, dhe i ndjeri Triumf Riza e Arben Selmani në anën tjetër. Në këtë incident i plagosur rëndë kishte mbetur Arben Selmani.

Triumf Riza u vra më 30 gusht të vitit 2007, vrasje për të cilën Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg, ndërsa Enver Sekiraqa me 37 vjet.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Shefi i stafit të Kurtit: Po vëllai im i është futur tregtisë me rrymë vendosi ta provojë fatin
Ekonomia

Shefi i stafit të Kurtit: Po vëllai im i është futur tregtisë me rrymë vendosi ta provojë fatin

May 30, 2025
10
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Me thikë dhe çekan në dorë e dhunoi seksualisht para syve të burrit një grua në Lipjan

May 30, 2025
105
Arrestohet gazetari nga Lugina, ‘shoku’ i Sheshelit i cili kërkonte eliminimin e gazetarëve të Kosovës
Lajme

Arrestohet gazetari nga Lugina, ‘shoku’ i Sheshelit i cili kërkonte eliminimin e gazetarëve të Kosovës

May 30, 2025
82
Aksident i rëndë në Itali: Dy mërgimtarë nga Kosova të vdekur – Foto +18
Lajme

Aksident i rëndë në Itali: Dy mërgimtarë nga Kosova të vdekur – Foto +18

May 30, 2025
102
Hajnat i marrin një shumë parash dhe i rrahin pronarët e shtëpisë në Prishtinë
Lajme

Prizren: Hajnat vjedhin stoli ari me vlerë mbi 10 mijë euro në fshatin Grazhdanik

May 30, 2025
13
Kanada po digjët nga një zjarr i madhë, mijëra banorë në rrezik
Bota

Kanada po digjët nga një zjarr i madhë, mijëra banorë në rrezik

May 30, 2025
13
Next Post
Kjo është pasuria e kandidatëve  për kryeministër të Kosovës

Sa vota i kanë marrë në zgjedhjet e kaluara, Kurti, Veseli, Osmani, Haradinaj e Limaj

Më të fundit

  • Shefi i stafit të Kurtit: Po vëllai im i është futur tregtisë me rrymë vendosi ta provojë fatin
  • Me thikë dhe çekan në dorë e dhunoi seksualisht para syve të burrit një grua në Lipjan
  • Arrestohet gazetari nga Lugina, ‘shoku’ i Sheshelit i cili kërkonte eliminimin e gazetarëve të Kosovës
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi