Agjencia e lajmeve ILNA në Iran ka raportuar se së paku 50 persona kanë vdekur nga koronavirusi vetëm në qytetin Qom.
Shifra e re është shumë më e lartë se numri i konfirmuar në mënyrë zyrtare nga autoritetet. Disa orë më parë, zyrtarët iranianë raportuan vetëm për 12 vdekje nga 47 raste të infektimeve.
Ahmad Farahani, zyrtar lokal në qytetin Qom, citohet të ketë thënë që më shumë se 250 persona janë vendosur në karantinë, shkruan “The Guardian”,