• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

“Sanksionohet” nga SHBA-ja: Anulohen trajnimet e Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës të mbështetura nga SHBA-ja

26/09/2024 - 06:06:49
Alarmi i EULEX-it: Situata në veri të Kosovës mund të përkeqësohet lehtë

Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës për një kohë nuk do të jenë pjesë e trajnimeve ndërkombëtare të organizuara e mbështetura nga SHBA-ja.

Siç ka mësuar Dukagjini nga burime të afërta me këto zhvillime, krejt kjo është bërë si formë sanksionimi për veprimet e Qeverisë dhe Policisë në veri të Kosovës, kur mbylli komunat paralele serbe.

Lexo më shumë

Bekë Berisha: Cep më cep, deri në pecin e fundit

Bekë Berisha e përcakton fatin e koalicionit aktual me LDK-në në Prishtinë

June 30, 2025
57
Kurti ua ” lyen me kos”: O fiton Albulena, o ne e sjellim një emër tjetër

Kurti ua ” lyen me kos”: O fiton Albulena, o ne e sjellim një emër tjetër

June 30, 2025
31

“Veprimet e Qeverisë do të ndikojnë edhe në cilësinë dhe natyrën e bashkëpunimit tonë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe elementët vartës të saj”, kishte paralajmëruar atë kohë Ambasada amerikane në Prishtinë.

Këtë mërkurë, ata nuk janë përgjigjur në pyetjet e televizionit nëse kanë shkëputur bashkëpunimin e tillë me Policinë.

Se zyrtarët policor janë lënë jashtë këtyre trajnimeve, nuk është pohuar por as mohuar nga Policia e as nga Ministria e Punëve të Brendshme, të cilat i ka pyetur televizioni.

Informacione të tilla kanë edhe ish-drejtues të Policisë. Rashit Qalaj tregon për trajnimet që ai e di që nuk po mbahen e po përjashtohen zyrtarët policor kosovar.

“Trajnimet qe janë mbajtur në qendrën Marshall në Gjermani dhe pastaj trajnimet në FBI. Ju e dini që Kosova është një ndër vendet e pakta në rajon që ka dërguar me vite të tëra police dhe polic në FBI dhe fatkeqësisht edhe pse ka qenë një lloj përzgjedhje gjatë këtyre dy-tri viteve se kush do të shkojë, si pasojë e masave që është duke i aplikuar shteti amerikan ndaj Kosovës në këtë rast fatkeqësisht edhe ndaj Policisë, nuk kemi trajnime në FBI dhe nuk kemi trajnime në qendrën “Marshall”, ka thënë Qalaj.

Koordinimin në situata të tilla, e vlerëson të domosdoshëm, ish-zv.ministri i Brendshëm, Valdet Hoxha.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Sipas tij, raste të tilla dëmtojnë shumë institucionin e Policisë së Kosovës.

“Përveç mungesës së trajnimeve adekuate, kjo si simbolikë rëndon më shumë. Pra nga kush mund të vije ky sanksionim. Prandaj, institucionet e vendit duhet të jenë shumë të kujdesshëm në marrjen e veprimeve pavarësisht nëse janë ligjore apo jo. Koordinimi është i domosdoshëm e i paalternative sepse kemi vetëm një portë për tu integruar në botën demokratike dhe për të hyrë në atë portë sot e ilustroi shumë mirë ambasadori amerikan se çka nuk duhet bëhet në atë portë”, ka thënë Hoxha.

Jo vetëm për aksionin e mbylljes së komunave paralele por përgjithësisht dhe veçanërisht për veriun e Kosovës, ndërkombëtarët kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës se nuk po bashkëpunon dhe bashkërendon veprimet.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Bekë Berisha: Cep më cep, deri në pecin e fundit
Lajme

Bekë Berisha e përcakton fatin e koalicionit aktual me LDK-në në Prishtinë

June 30, 2025
57
Kurti ua ” lyen me kos”: O fiton Albulena, o ne e sjellim një emër tjetër
Lajme

Kurti ua ” lyen me kos”: O fiton Albulena, o ne e sjellim një emër tjetër

June 30, 2025
31
Kapet në Shqipëri, i  kërkuari për trafik dr*o*ge
Lajme

Kapet në Shqipëri, i kërkuari për trafik dr*o*ge

June 30, 2025
9
Policia inicion rast penal pas kërcënimit të Presidentes
Lajme

Presidentes Osmani i del” gjumi” për krizën politike në vend, do t’i ftojë liderët

June 30, 2025
21
Termokos i hapë dyert për studentët e Universitetit “Isa Boletini” të Mitrovicës
Ekonomia

Termokos i hapë dyert për studentët e Universitetit “Isa Boletini” të Mitrovicës

June 30, 2025
17
Flet polici i cili me veturë e mbyti 26-vjeçarën në Pejë: Më mirë të isha unë në vend të saj
Lajme

Flet polici i cili me veturë e mbyti 26-vjeçarën në Pejë: Më mirë të isha unë në vend të saj

June 30, 2025
53
Next Post
Sveçla: Grupi i Radoiçiqit, po bëhët gati në Serbi për ta destabilizuar Kosovën

Sveçla: Grupi i Radoiçiqit, po bëhët gati në Serbi për ta destabilizuar Kosovën

Më të fundit

  • Bekë Berisha e përcakton fatin e koalicionit aktual me LDK-në në Prishtinë
  • Kurti ua ” lyen me kos”: O fiton Albulena, o ne e sjellim një emër tjetër
  • Kapet në Shqipëri, i kërkuari për trafik dr*o*ge
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi