Sami Lushtaku, Kryetar i PDK-së në Skenderaj, ka postuar një fotografi nga një odë në Vojnik ku shihet disa persona të grumbulluar.
Personat në fotografi të cilat i ka shpërndarë Lushtaku shihet se nuk po e mbajnë distancën e as maskat.
E ky është postimi i tretë i Lushtakut brenda kësaj dite, ku shihen mbledhjet e PDK-së pa distancë e pa maska.
Në fotografi shihen edhe kandidatët për deputetë, Ardian Kastrati, Ganimete Musliu, Evgjeni Thaçi-Dragusha dhe Mihane Kadriu.
Postimi i tij i plotë:
Vojniku ashtu si gjithmonë kur është nevoja, është i bashkuar në mbështetje të Partisë Demokratike të Kosovës. Ky vend është i brymosur me PDK-në dhe këtë e dëshmuar gjithmonë. Ky vend të jap vullnet e motiv për të rrugëtuar drejt fitores! SL