Është e vështirë ta matësh kohën, sepse njerëzit zakonisht e mbivlerësojnë.
Nëse nuk jeni person i shkencës, atëherë mund të keni pyetur veten ndonjëherë pas një seksi të shkurtë që iu la të zhgënjyer se sa është “normale” të zgjas seksi, shkruan lajmi.net.
Mirëpo shkencëtarët, do ta formulonin këtë pyetje paksa më ndryshe: Sa është kohëzgjatja e latentes së ejakulimit intravagjinal?
Seksi përfshinë më shumë se penetrimin dhe ejakulimin, por për të qartësuar këtë pyetje do të përqendrohemi te koha e ejakulimit.
Matja e kohës mesatare të ejakulimit nuk është çështje e drejtpërdrejtë. Nuk mund të pyesni dikë se “sa zgjasin”, sepse ka dy probleme kryesore me këtë pyetje.
Një, është se ata do të gënjejnë sepse kanë frikë të gjykohen dhe e dinë se nëse thonë një kohë të shkurtër, do të bëhen më pak të kërkuar.
Dy, askush nuk e monitoron orën në mur ndërkohë që bëjnë seks për të ditur se sa zgjasin.
Për të gjetur një mesatare, një studim ka përfshirë 500 çifte nga e gjithë bota. Ata kanë matur kohën që u desh për ejakulim për një periudhë prej 4 javësh. Ata filluan matjen me fillimin e penetrimit dhe e ndaluan me ejakulim.
Kohëzgjatja mund të ndikohet nga disponimi ose nga gjendja fizike, prandaj mbledhja e të dhënave u bë në një periudhë katër javore.
Epo, mesa duket kohëzgjatja ndryshon shumë tek çiftet. Kishte nga ata që zgjatën 33 sekonda, deri tek ata që zgjatën 44 minuta.
Koha mesatare nga këto të dhëna doli të jetë 5.4 minuta. Një rezultat interesant që u zbulua nga ky studim ishte se perzevativi nuk luan ndonjë rol në kohëzgjatje.
Personat nga Turqia patën kohëzgjatjen më të ulët, me një mesatare prej 3.7 minuta. Gjithashtu, sa më të vjetër që janë çifti, aq më pak zgjati seksi.