Agjencia kundër Korrupsionit ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021.
Sipas këtyre regjistrave presidentja Osmani ka rreth 39 mijë euro para të gatshme në institucione financiare, kurse bashkëshorti i saj ka rreth 12 mijë euro.
Gjithashtu ajo posedon 448,500 mijë pasuri të paluajtshme.
Tutje në raportin e deklaruar në AKK, është dhënë edhe përshkrimi për detyrimet financiare të presidentes Osmani.
Osmani ka bërë të ditur se i ka nga paga dhe mëditjet në Kuvendin e Kosovës, rreth 33 mijë euro në vjet.