Kryetari i Kuvendit të Odës Ekonomike të Kosovës dhe kryetari i Shoqatës së Transportuesve të Kosovës, Ruzhdi Kurtishaj, ka arritur sot pas një presioni ndaj qeverisë dhe angazhimit të madh për të nënshkruar marrëveshjen me Ministrin e Infrastrukturës, Z. Arban Abrashi, që Qeveria të mbështesë me para operatorët e transportit rrugor të cilët patën humbje të mëdha si rezultat i bllokimit nga pandemia e Covid-19, shkruan Telegramisot
Ky është postimi i plotë i Ruzhdi Kurtishaj
Prishtinë, 28 janar 2021
Të nderuar Operatorë Ekonomik të transportit rrugor të udhëtarve,
Sot me Ministrin e Infrastrukturës, z. Arban Abrashi, në cilësin e Kryetarit të Shoqatës së transportit rrugor të udhëtarëve, kam nënshkruar marrëveshjen e parimeve ku jemi dakorduar për t’u mbështetur kërkesat e Shoqatës për shkak të humbjeve që u janë shkaktuar nga pandemia.
Ashtu siç tha dje Minsitri Abrashi që do të ketë një marrëveshje mbi parimet, se si do të mbështetën operatorët e transportit rrugor të udhëtarëve dhe kjo sot u formalizua nga të dy palët
Të nderuar koleg deri më tani përveç vendinit për lirim të pageses për rendet e udhëtimit, kjo marrveshje është hap konkret për realizimin e kërkesave tona.
Presim zbatimin e kësaj marrëveshje shumë shpejtë.
Me resepekt për Ju
Ruzhdi Kurtishaj Kryetar i Shoqatës