Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, gjatë një vizite në Kiev, ka deklaruar se mbështetja e aleancës për Ukrainën mbetet “e palëkundur” dhe “po rritet vazhdimisht”.
Ai tha se marrëveshja për garancitë e sigurisë që po përgatitet për Ukrainën do të përbëhet nga dy shtylla themelore: forcimi i ushtrisë ukrainase dhe angazhimet konkrete nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane për të parandaluar çdo agresion të ardhshëm nga Rusia.
“Po punojmë së bashku – Ukraina, evropianët dhe Shtetet e Bashkuara – për t’u siguruar që këto garanci sigurie janë të një niveli të tillë që Vladimir Vladimirovich Putin, i ulur në Moskë, të mos përpiqet kurrë ta sulmojë përsëri Ukrainën”, deklaroi Rutte në një konferencë për shtyp.
Ai shtoi se pas takimit të shumëpritur në Shtëpinë e Bardhë të hënën, Presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar përfshirjen aktive të SHBA-së në ofrimin e këtyre garancive.