• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Rusia pak pas marrëveshjes Trump-Putin e sulmon infrastrukturën civile, në Ukrainë

19/03/2025 - 11:25:00
Rusia pak pas marrëveshjes Trump-Putin e sulmon infrastrukturën civile, në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha të mërkurën se Rusia e sulmoi infrastrukturën energjetike të Ukrainës vetëm disa orë pasi presidenti rus Vladimir Putin i tha presidentit amerikan, Donald Trump, se do t’i ndërpriste sulmet e tilla gjatë bisedimeve për një armëpushim të mundshëm në luftën kundër Ukrainës.

Gjatë bisedës telefonike të martën, dy liderët nuk arritën ta arrijnë synimin e Uashingtonit për një armëpushim 30-ditor, pasi në komunikatën e Kremlinit pas telefonatës thuhej se Putini u pajtua për ndërprerjen e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike.

Lexo më shumë

Memli Krasniqi i thot po takimit të ftuar nga presidentja Osmani

Memli Krasniqi i thot po takimit të ftuar nga presidentja Osmani

May 12, 2025
10
Numërohen 47.8% e kutive të votimit, PS kryeson

Numërohen 47.8% e kutive të votimit, PS kryeson

May 12, 2025
24

Formulimi në komunikatën e Shtëpisë së Bardhë dalloi, pasi ajo iu referua një “armëpushimi për energjinë dhe infrastrukturën”. Ajo u pajtua gjithashtu për gjetjen e një armëpushimi në Detin e Zi si hap drejt një marrëveshjeje më të gjerë për armëpushim.

Megjithatë, në fushën e betejës duket se shumë pak ka ndryshuar, pasi Ukraina dhe Rusia ende po e akuzojnë njëra-tjetrën për sulme.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i dënoi “sulmet direkte ndaj infrastrukturës civile”, duke theksuar se një spital në qytetin verilindor Sumi ishte ndër ndërtesat e goditura në sulmet ruse të mërkurën.

“Këto sulme të natës nga Rusia po shkatërrojnë sektorin tonë të energjisë, infrastrukturën tonë dhe jetën normale të ukrainasve. Dhe fakti që edhe kjo natë nuk ishte përjashtim tregon se trysnia mbi Rusinë duhet të vazhdojë për hir të paqes”, tha Zelensky.

Zelensky nuk përmendi infrastrukturën specifike të energjisë së sulmuar nga Rusia pas telefonatës Trump-Putin. Por, Hekurudhat Shtetërore të Ukrainës thanë të mërkurën në këto sulme u godit infrastruktura e energjisë që lidhet me sistemin hekurudhor në rajonin Dnipropetrovsk.

“Disa segmente kanë mbetur pa energji, por trafiku i trenave vazhdon sipas orarit. Ndërkohë që po punonim për të eliminuar pasojat, armiku kreu një tjetër sulm”, thanë Hekurudhat Ukrainase në Telegram, duke shtuar se nuk ka viktima.

Gjatë luftës, Rusia ka shkatërruar infrastrukturën energjetike të Ukrainës në përpjekje për t’i demoralizuar qytetarët e vendit duke i privuar ata nga energjia elektrike dhe ngrohja në mes të dimrit.

Në deklaratën e Kremlinit për telefonatën Trump-Putin, thuhej se Putini kishte “përgjigjur pozitivisht” ndaj iniciativës së Trump për një pauzë 30-ditore në sulmet ndaj kësaj infrastrukture, “dhe menjëherë lëshoi urdhrin përkatës për ushtrinë ruse.”

Ndërkohë, dronët ukrainas goditën një depo nafte në rajonin Krasnodar të Rusisë gjatë natës, duke ndezur një zjarr dhe dëmtuar një tubacion, konfirmuan zyrtarët rusë të emergjencës, duke shtuar se nuk ka pasur viktima.

Derisa Trumpi e përshkroi telefonatën e tij me Putinin si “shumë të mirë dhe produktive” në një postim në Truth Social, Zelensky shprehu zhgënjim për rezultatin e saj, duke thënë se kjo tregon që Putini nuk është e interesuar për paqe dhe është i vendosur “ta zvarrisë luftën”.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se shkatërroi 57 dronë ukrainas që fluturonin mbi disa rajone të ndryshme ruse mëngjesin e së mërkurës.

Aktiviteti i dronëve rusë u raportua në disa rajone të Ukrainës, përfshirë rreth kryeqytetit Kiev, ukrainas. /REL/

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Memli Krasniqi i thot po takimit të ftuar nga presidentja Osmani
Lajme

Memli Krasniqi i thot po takimit të ftuar nga presidentja Osmani

May 12, 2025
10
Numërohen 47.8% e kutive të votimit, PS kryeson
Lajme

Numërohen 47.8% e kutive të votimit, PS kryeson

May 12, 2025
24
Vjosa Osmani në 23-vjetorin e vrasjes së Ilir Konushevcit: Ai dhe liria janë një
Lajme

Osmani u ka dërguar ftesat partive për konsultime rreth ngërçit

May 12, 2025
10
Ramushi i kujton betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël
Lajme

Ramushi i kujton betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël

May 12, 2025
9
Termokos prezanton projektin Solar4Kosovo, për këto lagje të Prishtinës
Ekonomia

Termokos prezanton projektin Solar4Kosovo, për këto lagje të Prishtinës

May 12, 2025
4
PKK i jep fund konfliktit 50-vjeçar me Turqinë, vendos të shpërbëhet
Bota

PKK i jep fund konfliktit 50-vjeçar me Turqinë, vendos të shpërbëhet

May 12, 2025
21
Next Post
U dënua me burg Dodik urgjentisht fton presidentin serb në Banja Llukë

Vuçiq e kërcënon BeH-ën: Në rast se e arrestoni Dodikun do bëhët katastrofë

Më të fundit

  • Memli Krasniqi i thot po takimit të ftuar nga presidentja Osmani
  • Numërohen 47.8% e kutive të votimit, PS kryeson
  • Osmani u ka dërguar ftesat partive për konsultime rreth ngërçit
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi