• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Rusia e sulmon Kievin

11/11/2023 - 11:42:54
OBSH: Ushtria ruse deri më tani ka bombarduar 18 spitale

Rusia e ka sulmuar me raketa kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, si dhe rajonet e afërta të tij për herë të parë pas njw pauze pothuajse dymujore të shtunën, thanë zyrtarët ukrainas.

Po ashtu, forcat ruse i vazhduan sulmet me dronë në lindje dhe jug të Ukrainës.

Lexo më shumë

Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj

Mbytet në punë kosovar në Austri

June 5, 2025
63
Detaje tronditëse nga mbytja  e 4-vjeçares nga Dragash

Gjendet një burrë i vdekur në Fushë Kosovë

June 5, 2025
9

Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të qytetit Kiev, tha se Rusia e sulmoi kryeqytetin me një raketë balistike rreth orës 8:00 mëngjesin e së shtunës.

“Pas një pauze të gjatë prej 52 ditëve, armiku i ka rinisur sulmet raketore në Kiev”, tha Popjo në Telegram të shtunën.

“Raketa dështoi të arrijë në Kiev, mbrojtja ajrore e rrëzoi atë sapo iu afrua kryeqytetit”, shtoi ai.

Popko tha se sulmi nuk shkaktoi viktima apo dëme të mëdha në kryeqytet.

Ruslan Kravchenko, guvernatori rajonal i rajonin qendror të Kievit, tha se pesë shtëpi private dhe disa ndërtesa komerciale në atë zonë u dëmtuan. Ai tha se dy raketa ruse ranë në një fushë mes vendbanimeve.

Mbrojtja ajrore e Ukrainës i rrëzoi edhe 19 dronë iranianë, Shahed, nga 31 sosh që forcat ruse i përdorën për t’i sulmuar rajonet jugore dhe lindore gjatë natës, thanë Forcat Ajrore të Ukrainës.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Oleh Kiper, guvernatori rajonal i Odesas, tha se rajoni jugor u sulmua me raketa dhe dronë të premten në mbrëmje dhe pasmesnatës. Tre persona u plagosën dhe objektet infrastrukturore te portit u dëmtuan si pasojë, shtoi ai pa dhënë ndonjë hollësi shtesë.

Rusia i ka rritur bombardimet në portet e Ukrainës, përfshirë në Odesa, dhe në infrastrukturën e drithërave prej se Moska u tërhoq nga marrëveshja e Detit të Zi për drithërat, e cila ishte arritur gjatë luftës për të mundësuar eksportimin e drithërave ukrainase përmes Detit të Zi./REL

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Mbytet në punë kosovar në Austri

June 5, 2025
63
Detaje tronditëse nga mbytja  e 4-vjeçares nga Dragash
Lajme

Gjendet një burrë i vdekur në Fushë Kosovë

June 5, 2025
9
Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë
Lajme

Aksident i rëndë: Veturë e godet një motoçiklist në rrugën e transitit të Pejës

June 5, 2025
5
7 dështimet e VV-së me Albulena Haxhiun
Lajme

Sot mbahet seanca e “Cirkut” të 27-të në Kuvendin e Kosovës

June 5, 2025
9
Trump i shqetësuar nga përshkallëzimi i luftës mes Rusisë dhe Ukrainës
Bota

Trumpi ua ndalon ShBA-n qytetarëve të 12 shteteve

June 5, 2025
14
Vëllezërit nga Deçani i sulmojnë policët, arrestohen
Lajme

Nga 30 ditë paraburgim për 22 të dyshuarit për drogë

June 5, 2025
7
Next Post
Vritet nga motoçikleta një shqiptrë në Ekuador (EMRI )

Vritet nga motoçikleta një shqiptrë në Ekuador (EMRI )

Më të fundit

  • Mbytet në punë kosovar në Austri
  • Gjendet një burrë i vdekur në Fushë Kosovë
  • Aksident i rëndë: Veturë e godet një motoçiklist në rrugën e transitit të Pejës
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi