Lista serbe mund ta udhëheq RTK’në pas bojkotit të një anëtareje shqiptare të bordit nga LDK’ja, Naile Demirit.
Bordi i RTK’së është bllokuar tërësisht pas bojkotit që po e bën anëtarja e ardhur nga radhët e LDK’së, Naile Demiri.
Deri më sot ka qenë afati kur Bordi i RTK’së, është dashur ta zgjedh kryetarin e ri, për shkak se kryetares aktuale i ka përfunduar mandati në këtë pozitë, trasnmeton Gazeta Metro.
Për shkak të bojkotit që po e bën për muaj me radhë anëtarja Naile Demiri që në Bord ka ardhur me përkrahjen e LDK-së, që nga dita e nesërme Bordin e RTK’së do ta udhëheq zv/kryetarja e Bordit të RTK-së që vjen e mbështetur nga Lista Serbe.
Bojkoti i anëtares Demiri, do të shkaktojë telashe edhe më të mëdha pasi që Bordi duhet ta miratojë edhe buxhetin për vitin e ardhshëm dhe mungesa e saj do të bllokojë transmetuesin publik. Gjithashtu për shkak të bojkotit të saj, RTK ka mbetur pa menaxhment që 4 muaj.
Vetëm Drejtori i Përgjithshëm arriti të zgjidhej para 4 muajsh, duke shpëtuar RTK nga një kolaps në mungesë të menaxhmentit. RTK shihet se do të ketë telashe pasi që tashmë nuk ka as Kuvend dhe as Qeveri.