Rrufeja ka vrarë një person dhe lëndoi shtatë të tjerë në një plazh.
Ata u dërguan me urgjencë në spitalin në Berkeley Township, New Jersey, pasi rrufeja i goditi ata të hënën pasdite.
Policia konfirmoi se të tjerët në plazh nuk pësuan lëndime kërcënuese për jetën, por një 19-vjeçar, i quajtur si Keith Pinto, vdiq ndërsa ishte në detyrë (ai ishte shpëtimtar).
Abby Spurling tha se ajo ishte duke qëndruar para karriges së shpëtimtarit kur shoku i saj Keith u godit nga rrufeja, transmeton Klankosova.tv.
“Ai i bëri të gjithë të lumtur”, tha ajo për CBS2. “Nuk e besoj, ai ishte person i mrekullueshë, jam pa fjalë”.