Aktivistit të shoqërisë civile, Rron Gjinjovci, i cili për sot ka paralajmëruar, siç ka thënë ai, ekspozimin e plagjiaturave të ministrit të Arsimit, Ramë Likaj ka njoftuar se është shoqëruar për në stacionin policor.
Gjinoci ka thënë se në polici u shoqërua për shkak të ekspozimit të plagjiaturave të ministrit Likaj.
Gjinovci ka akuzuar ministrin e Brendshëm Agim Veliu duke thënë se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë përpos në Qeverinë Hoti, të cilën e ka quajtur jolegjitime, shkruan Reporteri.
Njoftimi i plotë:
Qytetarë, sapo u shoqërova në stacionin policor Qendra për shkak të ekspozimit të plagjiaturave të Ministrit Ramë Likaj. Kjo nuk ka ndodhë asnjëherë më parë. Kjo po ndodh kur Ministër i Brendshëm është Agin Veliu i qeverisë jolegjitime Hoti.
P.S.
Jam mirë, i shoqërum nga avokatja Rina Kika