Çmimi i arit vazhdoi të rritej në një rekord të ri sot duke tejkaluar 2 000 dollarë për ons.
Metali i çmuar arriti në 2 031,14 dollarë për ons (rreth 31 gramë) në Bursën e Londrës.
Rritja e çmimit është nxitur kryesisht nga pasiguria ekonomike për shkak të pandemisë së koronavirusit, pasi investitorët kërkojnë arin si një pasuri të sigurt.
Që nga fillimi i vitit, çmimi i arit është rritur 33%, ndërkohë që ekspertët presin një rritje të mëtejshme.
Blerjet e arit janë nxitur gjithashtu nga një dollar i dobët, pasi metali, i cili tregtohet ndërkombëtarisht në dollar, u bë më i lirë në tregjet botërore jashtë SHBA.
Ari gjithashtu shihet si një investim i sigurt nga investitorët që shqetësohen për paratë që bankat qendrore po livrojnë në ekonomi për të frenuar pasojat e krizës së koronavirusit, i cili mund të çojë në inflacion në planin afatgjatë, megjithëse rritjet e çmimeve në ekonomitë e mëdha janë akoma të dobëta.