Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga çështjet më shqetësuese, jo vetëm në Republikën e Kosovës, por në mbarë botën.
Me një numër të madh të rasteve të tilla po përballemi edhe gjatë kohës së pandemisë globale, Covid-19.
Nga 13 marsi, kur në Republikën e Kosovës u regjistruan rastet e para me koronavirus, e deri më 13 maj, Policia e Kosovës (PK) ka raportuar për paraqitjen e 155 rasteve të dhunës në familje.
Konkretisht, nga 13 mars e deri më 13 prill, PK ka raportuar se nga qytetarët janë paraqitur 73 raste të dhunës në familje, kurse nga data 14 prill e deri me 13 maj është raportuar se janë paraqitur 82 raste të dhunës në familje.