• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Rriten çmimet e produkteve në Kosovë, e pagat…..

07/10/2021 - 14:35:11
Rriten çmimet e produkteve në Kosovë, e pagat…..

Mielli, sheqeri, vaji dhe shumë produkte bazë të shportës së konsumatorit, janë shtrenjtuar muajve të fundit, por pagat e qytetarëve si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, kanë mbetur të pandryshuara. Kjo situatë ka vështirësuar jetën e qytetarëve dhe ekonomive familjare.

Lëvizja e çmimeve ka ndikuar edhe në buxhetin e familjes së Lumnije Demirit. Ajo punon në sektorin privat me një pagë prej 300 eurosh në muaj. Lumnija thotë se çmimet janë bërë të papërballueshme. Pjesën më të madhe të pagës, thotë se e shpenzon për ushqim dhe fatura të shërbimeve komunale, kurse për gjëra luksoze as nuk bëhet fjalë.

Lexo më shumë

Xhavit Haliti: Ideja për Qeveri Uniteti e mirë por edhe fontanë dëshirash!

Xhavit Haliti: Ideja për Qeveri Uniteti e mirë por edhe fontanë dëshirash!

June 14, 2025
8
Grand Hotel Bellushin – Krenaria e Kosovës dhe perla më moderne e Ballkanit – Video

Grand Hotel Bellushin – Krenaria e Kosovës dhe perla më moderne e Ballkanit – Video

June 14, 2025
111

“Përveç, miellit, sheqerit, qumështit edhe pemët dhe perimet janë shtrenjtuar. Edhe gjatë sezonit, sivjet nuk ka patur lirime. Paga deri në fund të muajit nuk mjafton: i paguaj shërbimet komunale, faturat e energjisë, ujit dhe mbeturinave. Unë i kam dy fëmijë në shkollë fillore dhe duhet të paguajë kurse, të blejë libra e fletore”, tha ajo.

Shumica e artikujve që kanë shënuar ngritje në çmime, janë produkte të importuara nga shtetet e rajonit dhe Evropës, thonë Selatin Kaçaniku, udhëheqës i organizatës joqeveritare “Konsumatori” dhe Musa Limani, profesor i ekonomisë.

Ndërkohë, disa nga vendet e rajonit dhe të Evropës, janë duke u përballur me fatura shumë më të larta të energjisë, për shkak të rritjes globale të çmimeve të energjisë elektrike dhe gazit.

Çmimet janë rritur për shkak të rezervave të vogla të gazit, çmimeve të larta të karbonit në Bashkimin Evropian, furnizimeve më të vogla me gaz të lëngshëm për shkak të kërkesave më të mëdha në Azi, më pak furnizimeve me gaz nga Rusia dhe prodhimit më të vogël të energjisë së rinovueshme.

Edhe Organizata eKombeve të Bashkuara (OKB), në një njoftim të publikuar në muajin qershor, thotë se çmimet globale për ushqim janë rritur në baza mujore, me ritmin më të shpejtë në dekadë.

Sipas OKB-së, furnizimet janë prekur nga pengesat në prodhim dhe transport gjatë periudhës së pandemisë COVID-19.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Limani: Me mallra është importuar edhe inflacioni

Profesor Musa Limani, thotë se rritja e çmimit të energjisë elektrike dhe gazit si dhe produkteve ushqimore në nivel botëror, po reflektohet edhe në Kosovë, sepse Kosova vazhdon të jetë e varur nga importi i produkteve të huaja. Ai thotë se së bashku me mallrat është importuar edhe inflacioni.

”S’ka dyshim se ngritja e çmimeve të energjisë, shprehet edhe në rritjen e çmimeve të mallrave të konsumit të gjerë, pasi Kosova importin më të madh të të mirave materiale e bënë nga vendet e BE-së. Kur krejt kësaj i shtojmë se në Kosovë tashmë e kemi të pranishëm inflacionin, kjo do të dëmtojë dukshëm buxhetin e konsumatorit në Kosovë. Çdo inflacion shprehet në xhepin e konsumatorit. Veçmas ngritja e çmimeve godet shtresën e popullsisë me të ardhura të ulëta”, thotë Limani.

Kaçaniku: Çmimet mund të rritën edhe në të ardhmen

Por, Selatin Kaçaniku thotë se çmimet e produkteve pritet të shtrenjtohen edhe më shumë dhe sipas tij, qeveria e Kosovës duhet të reflektojë karshi këtij problemi.

“Nëse qeveria nuk vetëdijesohet dhe nuk vepron në përputhje me situatën, në përputhje me kërkesat e rrethanave, atëherë ne do të përjetojmë një tronditje jashtëzakonisht të madhe të ngritjes se çmimeve. Ne si organizatë e kemi paralajmëruar se do të ndikojë berza botërore, kurse Kosova si shtet i vogël, do të jetë plotësisht i pafuqishëm dhe do të detyrohemi që të durojmë çdo gjë”, thekson ai.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), nuk ka të dhëna zyrtare për tre muajt e fundit se në çfarë shkalle ka arritur përqindja e inflacionit. Por, për muajin qershor të këtij viti, thonë se indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit, ka qenë më i lartë, me një mesatare prej 2.4 për qind në qershor, krahasuar me muajin qershor 2020.

Ngritje të çmimeve të konsumit në këtë periudhë ka pasur te buka dhe drithërat me 1.8 për qind, te vajrat dhe yndyrat ushqimore 27.6 për qind, te duhani 4.3 për qind dhe te gazi 5.7 për qind.

Kur kësaj përqindje i shtohet edhe ngritja e çmimeve në tre muajit e fundit, Kaçaniku thekson se familjet me gjendje të rëndë sociale do të falimentojnë.

“Mbi 30 për qind të qytetarëve/konsumatorëve janë të falimentuar, e të cilët nuk kanë mjaftueshëm për të ngrënë dhe as për t’u shëruar”shprehet Kaçaniku.

Shporta mujore e një qytetari në Kosovë llogaritet të jetë 125 euro, ndërkaq konsumi i përgjithshëm për një ekonomi familjare është 7,803 euro. Këto të dhëna janë publikuar në Anketën e Buxhetit të Ekonomive Familjare, në vitin 2018. Kjo anketë në Kosovë publikohet çdo pesë vjet.

Pagat zvogëlohen

Derisa ka ngritje të çmimeve, pagat në sektorin publik dhe privat gjatë vitit të kaluar kanë shënuar rënie. Kurse gjatë këtij viti, nuk ka pasur ndonjë lëvizje.

Në vitin 2020, paga mesatare bruto ishte 466 euro, sa është edhe aktualisht, derisa në vitin 2019 ishte 477 euro. Paga mesatare bruto në sektorin privat, në vitin 2020, ishte 380 euro, derisa në vitin 2019 ishte 411 euro.

Me pagat e ulëta dhe me shkallën aktuale të papunësisë, konsumatori e ka të vështirë ta përballojë nivelin e lartë të çmimeve të konsumit të gjerë”, tha Limani.

Shkalla e papunësisë në Kosovë është mbi 25 për qind. Ndërkaq numri aktual i familjeve që marrin ndihmë sociale nga 60 euro deri në 180 euro, është afër 26.000 me mbi 100.000 anëtarë.

Edhe Lumnija pohon se që nga viti 2018, kur ka filluar punën e saj, asnjëherë nuk ka pasur rritje të rrogave.

“Rroga nuk më është rritur asnjëherë”, tha ajo

Inflacioni në rajon

Edhe në shtetet e rajonit ka pasur ngritje të çmimeve të energjisë elektrike dhe produkteve ushqimore.

Inflacioni në Serbi ka arritur në 4.3 për qind. Kësaj rritje i ka kontribuar rritja e çmimeve të energjisë dhe çmimet e ushqimeve të papërpunuara.

Në Maqedoninë e Veriut, tashmë ka ndodhur rritja e çmimit të energjisë elektrike dhe ushqimit. Subjektet ekonomike atje kanë thënë se kriza botërore do të godasë standardin e qytetarëve, ndërsa kanë paralajmëruar rritje të çmimeve të produkteve ushqimore, në masën mes 40 dhe 50 për qind.

Edhe Shqipëria ka paralajmëruar shtrenjtim të çmimit të energjisë elektrike, rrjedhimisht të produkteve të përditshme.

Më gjithë faktin se në Kosovë janë ngritur çmimet e mallrave ushqimore, institucionet energjetike ende nuk kanë paralajmëruar mundësinë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike. /REL

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Xhavit Haliti: Ideja për Qeveri Uniteti e mirë por edhe fontanë dëshirash!
Lajme

Xhavit Haliti: Ideja për Qeveri Uniteti e mirë por edhe fontanë dëshirash!

June 14, 2025
8
Grand Hotel Bellushin – Krenaria e Kosovës dhe perla më moderne e Ballkanit – Video
Ekonomia

Grand Hotel Bellushin – Krenaria e Kosovës dhe perla më moderne e Ballkanit – Video

June 14, 2025
111
Krahasimi i fuqisë ushtarake Iran-Izrael për luftë
Lajme

Krahasimi i fuqisë ushtarake Iran-Izrael për luftë

June 14, 2025
143
Ushtria izraelite mohon raportimet iraniane për kapjen e një piloteje
Bota

Ushtria izraelite mohon raportimet iraniane për kapjen e një piloteje

June 14, 2025
20
Lufta Izrael – Iran, anulohen fluturimet Tiranë-Tel Aviv, mbyllet edhe ambasada në Tiranë
Bota

Macron: Irani po destabilizon rajonin, Franca do ta mbrojë Izraelin!

June 14, 2025
100
Trump e vlerëson sulmin ndaj Iranit: “S’keni parë gjë akoma e kishin shansin, nuk e shfrytëzuan”
Lajme

Trump e vlerëson sulmin ndaj Iranit: “S’keni parë gjë akoma e kishin shansin, nuk e shfrytëzuan”

June 13, 2025
51
Next Post
Armatosen banorë në Malishevë: Me na vra mujnë, me na marrë armën kurrë

Armatosen banorë në Malishevë: Me na vra mujnë, me na marrë armën kurrë

Më të fundit

  • Xhavit Haliti: Ideja për Qeveri Uniteti e mirë por edhe fontanë dëshirash!
  • Grand Hotel Bellushin – Krenaria e Kosovës dhe perla më moderne e Ballkanit – Video
  • Krahasimi i fuqisë ushtarake Iran-Izrael për luftë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi