Një person ka raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor dy djemtë e tij janë rrahur mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Prishtinë.
Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor dy djemtë e tij janë rrahur mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.