Raportohet se një person në Vushtrri përderisa ishte duke punuar në një ndërtesë e cila është në ndërtim e sipër, është rrëzuar nga një lartësi me ç‘rast i njëjti ka pësuar lëndime trupore, shkruan Gazeta Sinjali.
Rasti ka ndodhur të shtunën, rreth orës 15:25.
Siç ka bërë të ditur policia përmes raportit 24 orësh, viktima fillimisht është dërguar në Spitalin e Vushtrrisë e më pas në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.