Nga rreth 5 mijë zyrtarë publikë sa janë të obligfuar ta deklarojnë pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsion, vetëm 1800 prej tyre e kanë bërë një gjë të tillë, që nga 1 marsi kur ka lluar zyrtarisht deklarimi i pasurisë për zyrtarët e lartë publikë.
Nga drejtues të Agjencisë Kundër Korrupsionit po konsiderohet se ky numër është i vogël i atyre që kanë deklaruar pasurinë deri tash, marrë parasysh që deri në përfundim të afatit kanë mbetur edhe një javë.
Drejtori i Departamentit për Parandalimin e Korrupsionit në Agjencinë Kundër Korrupsion, Afrim Atashi në një intervistë për KosovaPress thotë se të gjithë ata zyrtarë që nuk e deklarojnë pasurinë do të penalizohen në prokurori me kallëzime penale.
Për këtë Atashi ka kërkuar nga zyrtarët që mos të presin deri në fund të muajt, për të mos shkaktuar, siç tha ai probleme në sistemin online.
“Deri më tani që po asim, edhe një javë para përfundimit të afatit të rregullt ligjor e kanë deklaruar pasurinë diku rreth 1 mijë e 800 zyrtarë të lartë publikë nga numri i përgjithshëm që është më pakë se 5 mijë… Edhe kjo situatë është e zgjidhur dhe e përcaktuar me ligj, të gjithë zyrtarët e lartë publikë që nuk e deklarojnë pasurinë në afatin e paraparë ligjor sanksionohen sipas ligjit, respektivisht Kodit penal të Kosovës, por mos deklarimi i pasurisë është vepër penale dhe dënimi është deri në 3 vjet burg apo me gjobë. Të gjithë ata që nuk e deklarojnë pasurinë në afatin e paraparë ligjor që është përcaktuar nga Agjencia, por edhe nga Ligji do të merren masa ndaj tyre”, tha ai.
Krahasuar me vitin 2020, Atashi thotë se sivjet është një numër më i vogël i zyrtarëve që e kanë deklaruar pasurinë, pasi siç thotë ai mund të jetë shkaktar edhe pandemia Covid-19.
“Duke u bazuar në praktikat tashmë më shumë se dhjetë vjet, zakonisht zyrtarë të lartë publikë I lënë që deklarimet t’i bëjnë në ditët e fundit të muajt apo në fund të afatit ligjor. Edhe kjo praktikë është përcjellë gjithmonë edhe pse kemi bërë apel edhe në llim të këtij muaj. Tani më po besoj dhe mundem me konsideruar se kemi një deklarim edhe më të vogël për shkak edhe sigurisht të pandemisë dhe rrethanave të sistemit, sepse kemi pasur zgjedhje, emërime e kështu me radhë. Mirëpo kemi një ngecje në këtë aspekt dhe mundemi me thënë që më pak e kanë deklaruar pasurinë nëse asim për periudha të njëjta… Sigurisht që është numër i vogël se viti i kaluar nëse asim për ditën dhe kohën e njëjtë”, thekson Atashi.
Drejtori Atashi iu ka bërë apel të gjithë zyrtarëve që kanë obligim të deklarojnë pasurinë, mos ta lënë deri në ditët e fundit të afatit të përcaktuar.
“Nëse më jepet mundësia me bërë edhe një apel dhe me kërkuar nga zyrtarët e lartë që të vijnë sa më parë të deklarojnë pasurinë mos t’i presin ditët e fundit për shkak se edhe konsultimet pothuajse gati janë të pamundshme nëse kanë ndonjë paqartësi sa i përket deklarimit apo formularit të deklarimit të pasurisë”, thotë ai.
Sipas Atashit, AKK sivjet është sduar me pandeminë Covid-19 dhe për këtë i është mundësuar deklaruesve që ta bëjnë në sistemin online.