• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Rreth 20 pacientë me COVID-19 në Klinikën Infektive kanë marr plazmën konvalescente, infektologët në pritje të efekteve

Kosova ende nuk ka siguruar asnjë dozë të vaksinës kundër coronavirusit, por tashmë pacientët e shtrirë në Klinikën Infektive kanë nisur të marrin si terapi mbështetëse, trajtimin me plazmën konvalescente. Rreth 20 pacientë kanë marr këtë përbërës të gjakut, por infektologët thonë se ende është herët të flitet për efektet e këtij trajtimi. Ndërsa, nga Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzion të Gjakut (QKKTGJ) thonë se nuk kanë rezerva të mjaftueshme të plazmës së gjakut.

28/02/2021 - 09:29:18
Rreth 20 pacientë me COVID-19 në Klinikën Infektive kanë marr plazmën konvalescente, infektologët në pritje të efekteve

Infektologu i Klinikës Infektive, Izet Sadiku thotë se në javët e fundit ka nisur aplikimi i plazmës konvalescente në këtë klinikë, por sipas tij ende është herët të flitet për efektet e këtij lloj trajtimi te pacientëve me koronavirus.

Ai thotë se deri tani rreth 20 pacientë kanë marr këto doza të gjakut.

Lexo më shumë

Numërohen mbi 93% e kutive të votimit në Shqipëri, Rama e dërmon Berishën

Numërohen mbi 93% e kutive të votimit në Shqipëri, Rama e dërmon Berishën

May 13, 2025
1
A po bëhën plane për ta hapur Urën e Ibrit?

A po bëhën plane për ta hapur Urën e Ibrit?

May 13, 2025
1

“Në dy-tri javët e fundit ka filluar aplikimi i plazmës konvalescente tek ne, ndërsa në vendet tjera e dimë që ka nisur shumë moti. Për efektet është herët me fol, sepse është një numër shumë i vogël i pacientëve dhe nuk mund të jepen rekomandime. Konsiderohet se si edhe në vendet tjera që plazma konvalescente mund të ndihmojë pacientin. Për këtë arsye te format e rënda kemi filluar sipas protokollit të hartuar nga Ministria e Shëndetësisë, ka filluar aplikimi i plazmës konvalescente. Për rezultatet mund të flasim në një periudhë më të vonshme kur kemi numër më të madh të rasteve që kanë marr këtë trajtim…Duhet të jetë 15 deri 20 pacientë që kanë marr këtë dozë… Një deri dy doza mund t’u jepen pacientëve që kanë COVID-19”, theksoi Sadiku.

Sa i përket sasisë së grumbulluar të plazmës konvalescente, Bukurije Zhubi, drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut (QKKTGJ), thotë se deri më tani kanë rreth 300 dhurues të plazmës konvalescente, por vetëm 35 prej këtyre dozave i kanë plotësuar kushtet për përdorim.

Zhubi apeloi tek qytetarët që kanë kaluar COVID-in që të dhurojnë gjak, pasi rezervat aktuale të plazmës konvalescente nuk janë të mjaftueshme.

“Kemi grumbulluar një sasi të konsiderueshme të plazmave konvalescente. Janë diku rreth 300, por jo të gjitha i plotësojnë kushtet për përdorim, sepse ato duhet t’i kenë prezencën e antitrupave SARS-COV2. Ato që të plotësojnë kushtet kalojnë dhe prej tyre janë 35 doza deri tani të cilat i kanë plotësuar kushtet për përdorimin e plazmës konvalescente… Karakteristikë e plazmës konvalescente, që dallon nga plazma e zakonshme, është se vetëm prezenca e antitrupave anti-SARS-COV2. Ndërsa pjesa tjetër ngelet e njëjtë, ruhen apo ngrihen në temperatura të ulëta deri në -40 gradë celsius dhe ruhen si të tilla deri në 1 vit. Përndryshe rezerva aktuale e plazmës konvalescente nuk është e mjaftueshme kështu mendoj se duhet të bëhet apel tek qytetarët dhuroni plazma shpëtoni jetë“, theksoi Zhubi.

Drejtoresha e QKKTGJ ka treguar edhe disa nga parametrat që duhet t’i plotësojnë dhuruesit e gjakut, si dhe mënyrën e ruajtjes së plazmës konvalescente.

“Tranfuzioni i Gjakut ka qenë gjithmonë i gatshëm dhe tani është i gatshëm që të bëjë grumbullimin e dozave të plazëve nga pacientët të cilët kanë kaluar dhe janë shëruar me COVID-19. Sigurisht që për një procedurë të tillë duhet të ekzitojnë kushte shtesë për të arritur që të krijojmë rezerva të një produkti të tillë. Kemi dy kushte që duhet t’i plotësojë dhuruesi që vjen të dhuroj plazmën konvalescente fillimisht duhet ai t’i plotësojë kriteret e përgjithshme të një dhuruesi standard të gjakut , dhe pastaj gjithashtu t’i plotësojë kërkesat specifike në këtë rast kalimin e sëmundjes COVID-19, kalimi i sëmundjes që dokumentohet me ndonjë dokument përmes testit PCR, serologjik që vërteton prezencën e antitrupave në plazmën e dhuruesit”, theksoi Zhubi.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Numërohen mbi 93% e kutive të votimit në Shqipëri, Rama e dërmon Berishën
Lajme

Numërohen mbi 93% e kutive të votimit në Shqipëri, Rama e dërmon Berishën

May 13, 2025
1
A po bëhën plane për ta hapur Urën e Ibrit?
Lajme

A po bëhën plane për ta hapur Urën e Ibrit?

May 13, 2025
1
QUINT dhe BE te Kurti: Formojeni Qeverinë
Lajme

QUINT dhe BE te Kurti: Formojeni Qeverinë

May 13, 2025
2
7 dështimet e VV-së me Albulena Haxhiun
Lajme

Sot ” Cirku” i pesëmbëdhjetë për konstituimin e Kuvendit

May 13, 2025
5
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Prishtina nën krisma! Vetura me xhama të shpuar, zona e rrethuar nga policia – Video

May 13, 2025
31
Memli Krasniqi i thot po takimit të ftuar nga presidentja Osmani
Lajme

Memli Krasniqi i thot po takimit të ftuar nga presidentja Osmani

May 12, 2025
10
Next Post
KRU ‘Prishtina’: Komuna e Drenasit gjatë ditës së hënë do të ketë ndërprerje të ujit

KRU ‘Prishtina’: Komuna e Drenasit gjatë ditës së hënë do të ketë ndërprerje të ujit

Më të fundit

  • Numërohen mbi 93% e kutive të votimit në Shqipëri, Rama e dërmon Berishën
  • A po bëhën plane për ta hapur Urën e Ibrit?
  • QUINT dhe BE te Kurti: Formojeni Qeverinë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi