Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Sallën 1 Tetori në Prishtinë, Niman Bardhi, ka njoftuar se deri më tani 99 mijë persona janë vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë.
“Aktualisht deri në këto qaste janë vaksinuar 250 persona në sallën ‘1 Tetori’, përderisa nëse flasim në nivel vendi deri më tani kemi mbi 650 vaksina të dhëna, por numri total deri tani ne kemi arritur në 99 mijë vaksina të aplikuara në nivel vendi”, deklaroi ai.
Tutje, ai shtoi se janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vaksinimit masiv që pritet të nis më 15 qershor
“Për procesin e vaksinimit në masë nga 15 qershor fillon në nivel vendi, të gjitha masat janë ndërmarr ekipet mjekësore janë krijuar edhe infrastruktura është e gatshme dhe këtë pjesë nuk do ta kemi sfidues”.