Shpejtim Bulliqi, kryetar i Komunës së Podujevës nga VV-ja, dje tha se nuk e kishte prekur me dorë një qytetar, i cili raportoi rastin në polici me pretendimin se u sulmua nga Bulliqi.
“Sqarim lidhur me një lajm që po qarkullon në portale të ndryshme, se gjoja sot kam sulmuar një zyrtar komunal në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Këto pretendime janë krejtësisht të pavërteta dhe shpifje me qëllim të vetëm për të dëmtuar reputacionin tim si kryetar i Komunës dhe të subjektit tim politik në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Gjatë vizitës sime në QKMF, unë kam qenë i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Driton Veliu, drejtori i QKMF-së, Ymer Llugaliu dhe mjekë e infermierë të tjerë, të cilët mund ta dëshmojnë lehtë se aty nuk ka ndodhur asgjë dhe të gjitha pretendimet e këtij zyrtari janë trillime dhe inskenime të ulëta”, kishte shkruar mbrëmë Bulliqi.
Por vetëm një ditë më pas pretendimet që ai i quajti të pavërteta u bënë reale pas publikimit të video-s në media, pamje këto që janë kapur nga kamerat e sigurisë.
E një fjalë e urtë popullore thotë, “rrena i ka këmbët e shkurtra”.