• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Rrëfimi nga snajperistit britanik për krimet serbe në Kosovë: “Ishte një makth” pashë gra të zhveshura e të mbuluara me gj*ak

08/01/2024 - 09:57:22
Rrëfimi nga snajperistit britanik për krimet serbe në Kosovë: “Ishte një makth” pashë gra të zhveshura e të mbuluara me gj*ak

Ishte njëri nga ushtarët më të shquar të ushtrisë britanike.

Craig Harrison, ndryshe njihet si njëri prej snajpersitëve më vdekjeprurës në botë.

Lexo më shumë

Ramushi i kujton betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël

Ramushi i kujton betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël

May 12, 2025
6
Termokos prezanton projektin Solar4Kosovo, për këto lagje të Prishtinës

Termokos prezanton projektin Solar4Kosovo, për këto lagje të Prishtinës

May 12, 2025
4

Ai për një kohë mbajti edhe rekordin për vrasjen më të largët të konfirmuar me snajper në luftime, në një distancë prej 2,475-metrash, ku Harrison vrau një kryengritës taliban në Afganistan.

Snajperisti britanik, ka shërbyer si ushtar në luftërat në Irak, Afganistan, Bosnje si dhe në Kosovë.

Ai ka rrëfyer kujtimet e tij nga lufta e fundit në Kosovë.

“Kur ne erdhëm në Prishtinë në qershor të vitit 1999, e mbaj mend se qyteti në atë kohë ishte bombarduar rëndë. Shumë qytetarë ishin të frikësuar dhe mbylleshin në shtëpitë e tyre nga forcat serbe. Kur ne erdhëm aty, forcat serbe u larguan nga Prishtina për në pjesën veriore të vendit në kufi me Serbinë. Më pastaj misioni ynë ishte që ta kontrollojmë kufirin edhe të siguroheshim që ushtria serbe të mos kthehet më. Ndërkohë ne shkuam nëpër shumë fshatra në Kosovë, të cilat ishin të zbrazura dhe zakonisht aty kishim mbetur vetëm gratë pasi që burrat i kishin vrarë. Në fshatra kishin mbetur edhe disa serbë, të cilët na gjuanin me gurë dhe fshiheshin thellë në male, derisa e kuptuan se lufta kishte përfunduar. Ne po vazhdonim të qëndronim aty vetëm për t’iu ndihmuar qytetarëve të Kosovës, të cilët ishin në gjendje të tmerrshme dhe kam shumë vështirë ta përshkruaj” , ka thënë ai.

Pavarësisht se ka qenë i përfshirë në shumë luftëra, Craig Harrison, thotë se ajo e Kosovës e la me trauma.

Ai madje ne një moment e ka pyetur veten se deri ku mund të shkoj mizoria e qenieve njerëzore.

“E mbaj mend kur shkuam me një shkollë vetëm pak jashtë Prishtinës, ku donim të bënim një bazë për ekipin tonë. Së pari duhet ta pastronim vendin sepse dyshonim se aty mund të kishte mina dhe mjete të tjera të rrezikshme. Ishte një korridor shumë i gjatë dhe kishte shumë dhoma. Në filluam t’i kontrollonim të gjitha dhomat një nga një, dhe e mbaj mend se kishte shumë gjak. Por kur ne mbërritëm tek dhoma e fundit, aty ishin gjashtë apo shtatë gra të zhveshura që ishin mbajtur pengje nga serbët. Gjendja e tyre ishte e tmerrshme, ato ishin te mbuluara me gjak në një dhomë të errët dhe gjëja e fundit që ato do donin të shihnin ishin disa ushtarë më armë. Prandaj ne i larguam të gjitha armët tona dhe situatën e lamë në dorën e një ushtarake femër, në mënyrë që ajo t’i qetësonte. Unë kam qenë në zona të ndryshme lufte, si në Irak ashtu edhe në Afganistan, por çfarë kam parë në Kosovë ishte me të vërtetë një makth. Në Kosovë e mendova se si qeniet njerëzore mund t’ia bënin këtë qenieve njerëzore. Nuk kam fjalë të përshkruaj me atë që u përballëm atje”, thotë snajperisti britanik për Tëvë 1

Krejt në fund, Craig Harrison, thotë se ndihet krenar që sado pak ka kontribuar se bashku më ushtrinë britanike për çlirimin e Kosovës.

“Nuk kam qenë më asnjëherë në Kosovë që nga mbarimi i luftës dhe do doja ta shihja sa shumë ka ndryshuar tani. Kjo më pëlqen më së shumti tek njerëzit, të cilët gjejnë forcë për t’u kthyer dhe për ndërtuar sërish diçka të mirë pavarësisht të kaluarës tragjike. A nuk është diçka fantastike, ju tani jeni një shtet i pavarur. Më vjen shumë mirë që sado pak kemi kontribuar që ju ta fitoni pavarësinë, ne do të vazhdojmë t’ju mbështesim edhe në të ardhmen gjithmonë”, thotë ai.

Craig Harrison ka shërbyer në Kosovë, në kuadër të KFOR-it britanik, në regjimentin “Blues and Royals”.

Për shkak të shumë luftërave Harrison zhvilloi çrregullime të stresit post-traumatik dhe u largua nga ushtria britanike në vitin 2014.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Ramushi i kujton betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël
Lajme

Ramushi i kujton betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël

May 12, 2025
6
Termokos prezanton projektin Solar4Kosovo, për këto lagje të Prishtinës
Ekonomia

Termokos prezanton projektin Solar4Kosovo, për këto lagje të Prishtinës

May 12, 2025
4
PKK i jep fund konfliktit 50-vjeçar me Turqinë, vendos të shpërbëhet
Bota

PKK i jep fund konfliktit 50-vjeçar me Turqinë, vendos të shpërbëhet

May 12, 2025
18
Prokuroria: Do të sekuestrojmë pronat e zotit Trump nëse nuk e paguan gjobën prej 454 milionë dollarësh
Lajme

Trump do të marrë një dhuratë në vlerë të 400 milionë dollarëve nga mbreti i Katarit

May 12, 2025
42
EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video
Lajme

Policia i arrestohen tre persona në Prizren, për rastin e vdekjes së 24-vjeçarit

May 12, 2025
19
Lajmi i Fundit: Putin dhe Zelenksy do të takohen në Turqi
Bota

Zelensky e sfidon Putinin kërkon bisedime Ukrainë-Rusi

May 12, 2025
6
Next Post
Vri*tet me snajper i 22-vjeçarit në Vlorë/ Ja si u krye atentati në ballkon kur viktima ishte duke….

Vri*tet me snajper i 22-vjeçarit në Vlorë/ Ja si u krye atentati në ballkon kur viktima ishte duke....

Më të fundit

  • Ramushi i kujton betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël
  • Termokos prezanton projektin Solar4Kosovo, për këto lagje të Prishtinës
  • PKK i jep fund konfliktit 50-vjeçar me Turqinë, vendos të shpërbëhet
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi