Shtëpia jonë nuk kishte ngrohje. Vetëm një oxhak të madh. Ishte më të vërtetë një shtëpi shumë e vjetër në një fermë në Bazel, ishte ashtu siç ishte. Unë as që mendoja për të. Mbaja veten ngrohtë duke vrapuar vërdallë si i çmendur. Vëllai im më i madh ishte ai i cili gjithmonë ankohej për të ftohtin, pasi që dhoma e tij ishte në katin e sipërm, larg nga oxhaku. Gjatë dimrit ai detyrohej të vendoste 5 mbuloja kur flinte.
Familja ime ishte larguar nga Kosova para se të fillonte lufta, kur unë isha katër vjeçar dhe u përpoqëm të krijojmë një jetë në Zvicër me mua dhe dy vëllezërit. Nuk ishte e lehtë. Babai nuk e fliste gjuhën, kështu që u detyrua të lante enë në një restorant. Pastaj ai u punësua në një ndërmarrje për ndërtimin e rrugëve. Nëna ime punonte si pastruese në një ndërtesë në qytet. (Unë isha ndihmësi i saj me fshesën elektrike, ndërsa vëllezërit pastronin dritaret.)
Zvicra është shumë e shtrenjtë për secilin, por ishte edhe më e vështirë për prindërit e mi pasi që ata dërgonin shumë para tek anëtarët tjerë të familjes të cilët ishin në Kosovë. Në fillim, ne mund të shkonim dhe ti takonim ata çdo vit. Në fakt, nëna ime çdo here thotë, “Në Aeroplan, ti ishte gjithmonë një Djalë i Keq! Gjithmonë duke u përpjekur të ngjitesh tek ulëset tjera dhe ti prekësh njerëzit nga mbrapa nesh! Ti kurrë nuk ishe i qetë!”
Por kur filloi lufta ishte e pamundur të ktheheshim, dhe gjerat u komplikuan shumë për anëtarët e familjes të cilët mbeten atje. Shtëpia e xhaxhait tim ishte djegur deri në themel, dhe kishte shumë vuajtje. Babai im dërgonte para aq sa kishte mundësi, kështu që ne nuk kishim asnjëherë para për ndonjë shpenzim të veçantë derisa rritesha, përveç ndoshta ndonjë gjë për ditëlindje.
Histori qesharake, në fakt … Ronaldo ishte idoli im. Ronaldo origjinali. Mënyra se si luante, ishte si magji për mua. Gjatë finales së kupës së botës’98, kur ai u lëndua dhe Brazili humbi ndaj Francës, unë vazhdimisht qaja pasi që isha shumë i trishtuar për të. Ditëlindja ime e shtatë ishte tre muaj pas Kupës së Botës, “e tëra që dëshiroja për ditëlindjen time ishte fanella e verdhë e Ronaldos. Të lutem, ma blej vetëm atë fanellë.”
Kështu, ditëlindja ime vije, dhe nëna ime ka vetëm një kuti për mua. Unë e hapi atë dhe gjej fanellën e verdhë të Ronaldos. Vetëm se është nga ato fanellat jo origjinale që i blen në treg. Nuk mendoj që kishte edhe ndonjë simbol në të. Ishte vetëm një fanellë e verdhë me një numër të gjelbër 9. Prindërit e mi nuk kishin para për të ble një fanellë origjinale, por kjo nuk përbënte problem për mua. Kjo ishte dita më e lumtur në jetën time. E kam veshur çdo ditë për gati 10 ditë dhe i kisha edhe pantallonat e shkurtër që i veshja me të.
Isha i vetmi fëmijë emigrant në shkollë, dhe nuk besoj se fëmijët zviceran e kuptonin pse unë isha aq i dhënë pas futbollit. Në Zvicër futbolli është vetëm një sport. Nuk është jetë siç është në vendet tjera. Më kujtohet, katër vite më vonë, kur Ronaldo u shfaq në Kupën e Botës 2002 me atë prerjen e flokëve trekëndësh, shkova tek floktari dhe i thashë, “M’i prej flokët si të Ronaldos.”
Por unë i kisha flokët biond dhe kaçurrela në atë kohë, kështu që thjesht ishte thjeshtë një çmenduri. Shkova në shkollë dhe të gjithë fëmijët më shikonin, Çfarë ndodhi me këtë djalë? Çfarë dreqin ka bërë?
Nuk më bëhej vonë. Thjesht isha vetvetja. Shkolla ime ishte në një pjesë të këndshme të qytetit, por shtëpia ime ishte vetëm pesë minuta ecje nga pjesa më e keqe e qytetit dhe ishte në të vërtetë ku gjendej futbolli më i mirë. Nëna më lutej të mos shkoja, por unë shkoja në këmbë atje çdo ditë pas shkolle për të luajtur. Unë e di që të gjithë njerëzit mendojnë se e tërë Zvicra është vërtetë e bukur, dhe pjesa më e madhe është, por në këtë park ishte vërtet keq. Të gjitha ekipet ishin si Kombet e Bashkuara. Gjeje turq, afrikan, serb, shqiptarë dhe të tjerë. Dhe nuk kishte vetëm futboll – aty gjeje çdo gjë, pra kishte hip hop gjerman, kishe fëmijë që luanin frestyle rep, kishe vajza që ecnin drejt e në fushë të futbollit derisa loja luhej.
Futbolli ishte i vërtetë. Shihje djem të cilët godisnin njëri tjetrin gjatë gjithë kohës. Unë nuk mora ndonjë goditje ndonjëherë sepse e mbaja gojën të mbyllur gjithmonë. Por, loja në atë park më ndihmoi vërtetë sepse isha një fëmijë i vogël dhe mësova se si të luaj me burra të cilët në fakt nuk bënin shaka.
Kur isha 14-vjeçar luaja për ekipin e të rinjve të Bazelit dhe na u dha rasti të luajmë në Kupën Nike në Pragë. Problemi ishte se do duhej të humbisja ca ditë në shkollë dhe kur e pyeta arsimtarin, ai tha jo. Në Zvicër mësimdhënësit janë shumë serioz kur kemi të bëjmë me shkollën. Thashë , dreqi ta hajë, në rregull, pra do të duhet të shtirëm sikur jam sëmurë.
Kështu që nëna do të duhej të shkruante një letër për shkollën duke thënë se kisha grip apo diçka, dhe shkova në Pragë për të marrë pjesë në turne. Luajta vërtetë shumë, shumë mire, dhe kjo është hera e pare ku pashë fëmijë nga vende tjera dhe me shikonin sikur, ky është djali nga Bazeli, Ky është ai. Kjo ishte një ndjenjë shumë e mirë.
Ne u kthyem në shtëpi dhe shkova të hënën në shkollë, Akoma duke pretenduar se jam paksa i sëmurë. Dhe mësuesi im menjëherë më thirri dhe më tha, “Xherdan, eja këtu. EJA, eja, eja.”
Ai e nxori gazetën dhe e tundi lartë.
Pastaj e vendosi poshtë dhe tha, “Oh, ti ishe sëmurë?”
Dhe në faqen e pare të gazetës, ishte një foto imja duke qeshur duke mbajtur trofeun e Lojtari i Turneut.
Thjeshtë e shikova dhe i ngrita duart lartë, po, ta hajë dreqi!
Fillova të kem më shumë vëmendje pas atij turneu, por paratë vazhdonin të mbesnin një problem real për familjen time, sepse të dy vëllezërit e mi gjithashtu ishin duke luajtur për Bazelin. Kurdo që ne kishim për të paguar për të shkuar në një turne apo diçka, ishte pagesë e trefisht. Kur isha 16 vjeçar, ne duhej të paguanim për kampin trajnues diku në Spanjë diku rreth 700 franga zvicrane. Babai erdhi dhe tha, “Shikoni, është e pamundshme. Ne nuk mund ta paguajmë këtë.”
Kështu që vëllezërit dhe unë dolëm dhe gjetëm ca punë të vogla për ta bërë pagesën. Unë dola tek fqinjët dhe preja barin në oborret e tyre për tri javë, për njërin vëlla nuk e di se çka ka punuar, ndërsa njëri punonte në një fabrikë e cila prodhonte xhama të sigurisë së lartë dhe çdo gjë që gjenim. Disi ne i grumbulluam parat në momentet e fundit, dhe ishim në gjendje të shkonim në Spanjë. E mbaj mend qe frika më e madhe e imja nuk ishte se nuk do të mund të shkoja; frika ime ishte se mos shokët e skuadrës e merrnin vesh se ne nuk kishim mundësi të paguanim për kampin.
E dini se si është me fëmijët të cilët ngacmojnë dhe bëjnë shaka, veçanërisht kur jeni në moshën 16 apo 17. Pas trajnimit, të gjithë fëmijët shkonin për të marr ushqim në kiosk, ndërsa unë dhe vëllezërit asnjëherë nuk kishim para, kështu që gjenim ndonjë arsyetim se do duhej të shkonim në shtëpi menjëherë. Por kjo më bëri të uritur në një tjetër mënyrë. Isha i uritur të luaja kundër më të mirëve, gjithmonë.
Rreth një vit më vonë, kur isha 17, u ftova nga ekipi i parë i Bazelit. U futa në lojë rreth 20 minuta në fund të lojës, mendova se luajta mjaft mirë. Shkova ditën tjetër në trajnim dhe trajneri i ekipit më tha, “Çfarë dreqin ishte ajo? Çfarë po mendoje?”
I thashë, “Për çfarë po flet?”
Ai tha, “Fola me menaxherin. Ai tha që e tëra që e ke bërë ishte driblime. Je kthyer me ekipin e dytë. Kaq.”
U shokova. Mendova se ky ishte fundi me Bazelin.
Dy javë më vonë, ata e pushuan nga puna menaxherin. Një menaxher i ri erdhi. Ai më ftoi në ekipin e pare, dhe më pas kurrë nuk u ktheva mbrapa. Ishte argëtuese sepse ai më vendosi si mbrojtës të majtë, dhe ju e dini që mua më pëlqen të sulmoj dhe të krijoj, kështu që mbrojtësit gjithmonë më bërtisnin, “Ti duhet të kthehesh! Kthehu!”
Hahaha! Mirë, çfarë mund të them? Pastaj funksionoi mire për mua, pasi që gazetat thoshin që unë mund të ftohem për Kupën e Botës 2010. Nuk dija çfarë të mendoja. Ishte një lloj çmendurie. Kur u emërova për skuadër, ishte vërtetë një moment shumë emocional. Shkova drejt në shtëpi tu tregoja nënës dhe babait dhe ata ishin shumë të lumtur.
Kjo ndodhi shumë shpejt. Një ditë isha 16 vjeçar, duke prerë barin në kopshtet e njerëzve, për ti mbledhur paratë për biletë për Spanjë, dhe pastaj 18 duke hyrë në Aeroplan për në Afrikën e Jugut për Kupën e Botës?
Më kujtohet kur ne luajtëm kundër Spanjës, duke e parë Iniesten përball meje dhe mendoja, Uau, djali të cilin e shikoja në televizion është këtu përball meje. Por gjëja që gjithmonë do ta kujtoj është kur ne arritëm aty, ne shkuam në hotel dhe aty ishte nga një ushtar me një pushkë të gjatë i cili qëndronte pran secilës dhomë. Ushtri personale për të na mbrojtur. Mendova se ishte gjëja më interesante në botë … dua të them … vrapoja nga parku për në shtëpi gjatë natës rreth një vit më pare! Tani kam ushtarin tim që më mbron?
Për prindërit e mi, ishte vërtet moment krenarie të më shihnin duke luajtur në Kupën e Botës, sepse ata erdhën në Zvicër me asgjë dhe punuan aq shumë duke u përpjekur ta krijojnë një jetë më të mire për fëmijët e tyre. Mendoj se mediat shpesh i keqkuptojnë ndjenjat e mia për Zvicrën. Unë e ndjej se i kam dy shtëpi. Kjo është aq e thjeshtë. Zvicra i dha familjes time çdo gjë, dhe unë mundohem të jap çdo gjë për ekipin kombëtar. Por sapo shkoj në Kosovë, unë menjëherë e kam ndjenjën se jam në shtëpi gjithashtu. Nuk është diçka logjike. Është thjeshtë një ndjenjë që unë e kam përbrenda.
Në vitin 2012, kur unë luajta kundër Shqipërisë, unë vendosa flamurin e Zvicrës, Shqipërisë dhe Kosovës në atletet e mia dhe disa gazeta zvicerane thane shumë gjëra negative për këtë. U kritikova për këtë, por për mua është çmenduri që disa njerëz mendojnë kështu, sepse thjeshtë ky është identiteti im. Gjëja më madhështore sa i përket Zvicrës është se vendi ka mirëpritur njerëzit të cilët erdhën nga lufta dhe varfëria dhe të cilët kërkojnë një jetë më të mirë.
Zvicra ka liqe, male dhe gjithçka tjetër. Por, Zvicra gjithashtu ka edhe parkun ku unë luajta me turq, serb, shqiptar dhe afrikan dhe vajzat, edhe reperët gjerman. Zvicra është për secilin.
Kur vrapova në fushë në Kupën e Botës 2018, unë ia pata edhe flamurin e Zvicrës edhe të Kosovës në atletet e mia. Jo për shkak të politikës apo diçka të ngjashme. Por sepse flamujt shfaqin tregimin e jetës time.
Mos u brengosni, megjithatë, flamuri zviceran është në atleten time të majtë.