Një rrahje ka ndodhur në orët e vona të së hënës në një nga pjesët më të frektuentuara të Prishtinës.
Rrahja ka ndodhur tek vendi i njohur si Kafet e Vogla në Prishtinë.
Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ndërsa ka dhënë detaje.
“Me datë 20.07.2020 rreth orës 20:40 kemi pranuar informatën se në Rr. ‘Fehmi Agani’ në Prishtinë është duke ndodhur një rrahje në progres. Policia ka dal në vendin e ngjarjes, ku ka evidentuar disa dëshmi lidhur me rastin”, ka thënë Daut Hoxha zëdhënës në Policinë e Kosovës për Reporteri.net.
Ai ka thënë se policia është vënë në ndjekje të personave të dyshuar.
“Bazuar në informacionet fillestare të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet, targat e te cilit janë të ditura për Policinë dhe njësitet kompetente policore janë duke kryer hetime intensive për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar të involvuar në këtë incident”, ka thënë Hoxha.