Sonte rreth orës 18:30 ka ndodhur një rrahje në mes të dy personave në Prishtinë, saktësisht në rrugën “Dëshmorët e Kombit”.
Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci.
Policia ka njoftuar se i personi tjetër i përfshirë në rrahje është 39 -vjeçar me inicialet A.K.
Viktima 26-vjeçare ka marrë plage nga një mjet i mprehur dhe është dërguar për tretman në QKUK.
“Rreth orës 18:30 është pranuar informata për një rrahje në progres në rrugën ” Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.
Me të marrë informatë policia me veprime të shpejta ka arritur që në vendin e ngjarjes të arrestojë të dyshuarin A. K. 39 vjeç dhe të njëjtin ka dërguar në stacionin policor për procedim të mëtejmë.
Nga informacionet e para dyshohet që viktima një mashkull 26 vjeç, ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”.