Dy të burgosur janë rrahur mes veti në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Si pasojë e kësaj rrahje ata kanë pranuar edhe ndihmë mjekësore. Kjo për shkak të plagëve të marra. E për njërin nga të burgosurit është iniciuar procedurë disiplinore, shkruan Gazeta Express.
Kështu ka bërë të ditur në një prononcim për Gazetën Express, zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi.
Ai tha se të përfshirë në rrahje ka qenë një i burgosur 27 vjeçar dhe një tjetër 31 vjeçar.
“Në QK Dubravë ka ndodhur një rrahje mes dy të burgosurve, të njëjtit kanë pasur fjalosje edhe në të kaluarën. I menjëhershëm ka qene reagimi i stafit, duke vënë situatën nën kontroll. Të burgosurit të lënduar i është ofruar ndihma mjekësore në ambulanten e qendrës, ndërsa i burgosuri tjetër është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar proceduar disiplinore. Njëri nga të burgosurit ndodhet në burgun e Dubravës për veprat penale: Lëndim i lehtë trupor, vjedhje e rëndë dhë grabitje, kurse i burgosurit tjetër për veprat penale; Grabitje, shpërndarje e narkotikëve, vjedhje e rëndë dhe prezantim i rremë”, ka thënë Gashi për Express.
Lidhur me këtë rast ka njoftuar edhe Policia e Kosovës, duke e cilësuar rastin si mosmarrëveshje.
““Është raportuar se pas një mosmarrëveshje në mes të dy të burgosurve, i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull Kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.