Rrahje masive mes të miturve është raportuar të ketë ndodhur dje në Prishtinë.
Policia ka bërë të ditur se janë arrestuar tetë meshkuj kosovarë të mitur, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes veti.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit pesë të dyshuar dërgohen në mbajtje, ndërsa tre lirohen në procedurë të rregullt.
Motivi i rrahjes nuk dihet.