• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
Your browser does not support the video tag.
Mokne

Rrahet nga policia me akuzën se ia bëri ‘me sy’ zyrtares policore në veturë

31/12/2019 - 19:01:58
Shiste bileta futbolli në tregun e zi, policia arreston të dyshuarin në Prishtinë

Një qytetar me inicialet L.Z. pretendon se mëngjesin e sotëm është rrahur nga dy policë, të cilët fillimisht e kishin dërguar në stacionin “Qendra” nën arsyetimin se i njëjti i kishte bërë me sy një zyrtareje policore që kishte qenë në veturën e policisë.

L.Z. (Emri i njohur për redaksinë) thotë se rastin e ka paraqitur edhe në Inspektoratin Policor të Kosovës dhe se ka marrë raportin mjekësor për të vërtetuar se ndaj tij është ushtruar dhunë.

Lexo më shumë

Costa: Edi Rama, ju jeni në rrugën e duhur drejt BE-së

Costa: Edi Rama, ju jeni në rrugën e duhur drejt BE-së

May 15, 2025
9
Kryesia e LDK, dalin me deklaratë pas takimit në Presidencë, ky është qëndrimi i tyre

Kryesia e LDK, dalin me deklaratë pas takimit në Presidencë, ky është qëndrimi i tyre

May 15, 2025
22

Ai deklaron se rasti ka ndodhur rreth orës 4.30 të mëngjesit të sotëm, në afërsi të diskotekës “Zona” në Prishtinë, derisa kishte qenë në veturë me 4 persona të tjerë, janë ndaluar nga dy policë dhe më pas janë shoqëruar në stacionin policor “Qendra”.

Ai tregon momentet që kishte përjetuar që nga ndalimi nga ana e policisë e deri te dërgimi i tij në stacionin policor, ku ishte marrë në pyetje, madje thotë se ishte fyer dhe goditur me shqelm nga zyrtarët policorë.

“Erdhën dy policë. Ne ishim në anën e kundërt prej ‘Zona’. Ne ishim duke shkuar prej ‘Zonës’ kah sheshi. Ata ishin në anën e kundërt. Kur u ndala unë, aty erdhën dy policë te xhami i shoferit dhe te xhami im ku isha ulur dhe na i morën letërnjoftimet dhe thanë ejani deri në stacion. Shkuam në stacion bashkë me ta. Kur hymë aty brenda, së pari më tha qysh e ki emrin. Ia thash unë emrin. Tha çfarë emri idiot paske dhe tha çfarë emri pa lidhje. Na kontrolluan së pari a kemi ndonjë send të rrezikshëm aty duke na goditur shqelm këmbëve.

Kur më shtinë në zyrë aty ishin dy policë edhe tha kujt ia bënë ti me sy, aty në veturë të patrullës kanë qenë tre meshkuj edhe një femër, tha kujt ia bënë ti me sy, ia ke bë tha asaj femrës me sy. Nuk pata nevojë t’ia bëj asaj femrës, së pari nuk më ka ra në sy ajo femër hiç mua dhe tani më goditi tri-katër shuplaka dhe kujt ia bënë ti me sy, duhet me të ardhur marre dhe thoshte fjalë fyese po unë nuk po dua t’i them tash ato fjalë, pasi janë shumë fjalë të rënda banale”, tha L.Z.

L.Z se rastin e ka paraqitur edhe në Inspektoratin Policor të Kosovës dhe se ka marrë raport mjekësor për të vërtetuar se ndaj tij është ushtruar dhunë.

“Kenë dy policë aty në zyre dhe tha qiti krejt çka ki në xhepa, i qita unë krejt në tavolinë, unë i thash a bën ta di emrin edhe më tha ‘jo nuk bën, nuk të intereson’ dhe ma futi prapë shuplakë… As nuk kanë marrë raport, kurrfarë deklarate kështu qysh pyet policia se a po doni avokat, apo a t’i lexoni të drejtat që i ki. Kam shkuar në emergjencë të marr raportin që kam pasur dhimbje koke që më ka goditur, më kanë rreh, moralisht kam qenë pak i lënduar. Kam shkuar edhe tek Inspektorati dhe e paraqita rastin”, tha ai.

L.Z. mohon të ketë ngacmuar zyrtaren policore që kishte qenë në veturën e policisë së bashku me dy policët e tjerë.
“Katër veta kemi qenë, po na kanë marrë veç mua dhe shoferin”, tha ai.

KosovaPress ka provuar të marrë një përgjigje nga Inspektorati Policor lidhur me pretendimet e qytetarit L.Z, por deri tani nuk ka marrë përgjigje.

Share3TweetSendShareSend

Related Posts

Costa: Edi Rama, ju jeni në rrugën e duhur drejt BE-së
Lajme

Costa: Edi Rama, ju jeni në rrugën e duhur drejt BE-së

May 15, 2025
9
Kryesia e LDK, dalin me deklaratë pas takimit në Presidencë, ky është qëndrimi i tyre
Lajme

Kryesia e LDK, dalin me deklaratë pas takimit në Presidencë, ky është qëndrimi i tyre

May 15, 2025
22
Trump: S’ka zgjidhje për luftën në Ukrainë pa u pajtuar unë dhe Putini
Bota

Trump: S’ka zgjidhje për luftën në Ukrainë pa u pajtuar unë dhe Putini

May 15, 2025
20
A e mori ‘ bekimin’ e Thaçit dhe Veselit për t’i hyrë garës për kryetar të PDK-së, Memli Krasniqi
Lajme

Krasniqi pas takimit me presidenten: S’ka tym të bardhë

May 15, 2025
8
Ja sa vota i ka marrë Ilir Meta në burgun 313 në Tiranë?
Lajme

Ja sa vota i ka marrë Ilir Meta në burgun 313 në Tiranë?

May 15, 2025
27
Tensione lufte: Aeroplani luftarak rus shkel hapësirën ajrore të NATO-s
Bota

Tensione lufte: Aeroplani luftarak rus shkel hapësirën ajrore të NATO-s

May 15, 2025
21
Next Post
Kryetari i Klinës thotë se 700 shtëpi në komunën e tij janë pa rrymë

Kryetari i Klinës thotë se 700 shtëpi në komunën e tij janë pa rrymë

Më të fundit

  • Costa: Edi Rama, ju jeni në rrugën e duhur drejt BE-së
  • Kryesia e LDK, dalin me deklaratë pas takimit në Presidencë, ky është qëndrimi i tyre
  • Trump: S’ka zgjidhje për luftën në Ukrainë pa u pajtuar unë dhe Putini
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi