Një zyrtar policor është sulmuar dje fizikisht në Prishtinë.
Sipas policisë ai është sulmuar nga një person që ishte në gjendje të droguar.
“Rr. Hamz Jashari, Prishtinë 21.02.2024 – 00:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të droguar ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Nga i dyshuari është konfiskuar një sasi e dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.