Modelja ukrainase Daria Kiriliuk (24) pretendon se ajo ishte rrahur nga rojet e sigurimit në plazhin Momo në vendpushimin turk Cesma.
Si provë, ajo postoi një fotografi të veten të mbuluar në gjak.
“Nuk dua të hesht, dua të them atë që ndodhi me mua, të dashurin tim dhe miqtë tanë. Ne u sulmuam nga rojet e sigurisë në plazh. Katër vajza, përfshirë edhe mua, u grushtuan në fytyrë dhe djemtë në grup u plagosën rëndë. Ne i thamë gjithçka policisë”, shkroi ajo në Instagram.
Nga ana tjetër, menaxhimi i plazhit ka hedhur poshtë akuzat. Kiriliuk pretendon se këto janë gënjeshtra.
“Fakti që ata nuk duan të publikojnë pamjet nga plazhi dëshmon se ata po fshehin diçka”, pretendon ajo.
Postimi i saj u pëlqye nga 117 mijë njerëz, gjë që është interesante duke marrë parasysh që ajo ka gjithsej 120 mijë ndjekës.