Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk është pasionant i madh i sportit.
Ai rrallë herë shihet në stadiumet kosovare.
Për herë të fundit Kurti ka përcjellur Kombëtaren e Kosovës kundër Malit të Zi në Prishtinë, ndeshje e zhvilluar në vitin 2019.
Por në kohën e lirë ai preferon të shikojë futbollin anglez.
Kurti është tifoz i kampionit aktual, Liverpoolit.
Është interesant të theksohet që edhe kryministri në detyrë, Avdullah Hoti është tifoz i flaktë i ‘të kuqve’.