Dhe Rita Ora bëri një pushim nga puna të dielën, duke marrë rreze dielli në shtëpinë luksoze në Sydney që ajo e ka marrë me qira dhe po jeton me motrën e saj, Elenën, shkruan DailyMail.
30-vjeçarja, e cila përfundoi karantinën e detyrueshme 14-ditore të hotelit australian këtë muaj pasi fluturoi nga Londra, vendosi që të marrë ca rreze dielli për të ndryshuar ngjyrën e trupit, ndërsa u shfaq me një palë bikini të vogla prej ari që theksonin figurën e saj të tonifikuar.
Rita dukej e bujshme në pjesën e sipërme të bikinive trekëndëshe që nxirrte në pah dekoltenë e saj, krahët e butë dhe barkun e tonifikuar.
Interpretuesja e hitit “For You” zbuloi me krenari linjat e saj të trupit, të lakmueshme nga çdo femër.
Rita tërhoqi vëmendjen me tatuazhet e saj të shumta, ndërsa pozicionohej në një shezlon dhe bisedonte me Elenën, 32 vjeçe, e cila gjithashtu është menaxherja e saj.
Elena kishte veshur një palë bikini të zeza dhe mbrojti fytyrën e saj me një kapele bejsbolli të New York Yankees.
Ndërsa po bënte diellin, Rita kontrolloi iPhone-in e saj herë pas here dhe lexonte një libër.
Flokët e saj bionde ishin të lidhura dhe të lëshuara nga qafa, teksa nuk kishte vënë fare makijazh.