Rita Ora ka bërë një postim pasi ka ndërtuar shtëpitë në Shqipëri.
Kur tërmeti shkatërrues ka prekur shumë familje në një pjesë të Shqipërisë, shqiptarë nga mbarë bota kanë kontribuar në shumë mënyra për t’i dalë në ndihmë njerëzve që mbetën pa ushqim dhe pa një vend për t’u strehur.
Edhe artistët e njohur në botë kanë dhënë ndihmën e tyre, e ndër këta është Rita Ora.
Rita menjëherë është munduar të gjejë zgjidhje, duke bashkëpunuar me qeverinë e Shqipërisë dhe me ndihmën e Kryebashkiakut të Tiranës, ajo është përkujdesur që të mbledhë fonde e edhe të shpejtojë procesin e sigurimit të shtëpive të reja për dy familje të prekura nga tërmeti.
E në më pak se dy muaj, Rita ka arritur që me ndikimin dhe kontributin e saj, të sigurojë dy shtëpi për dy familjet që ata kanë përzgjedhur, shkruan Gazeta Express.
Dje Erion Veliaj ka shkuar për t’i dorëzuar çelësat njërës prej familjeve, familjes Sala, duke falëndruar Ritën.
Rita Ora mban fjalën, i ndërtohet shtëpia në kohë rekord familjes Sala të prekur nga tërmeti
Ndërsa edhe Rita ka bërë një postim, duke thënë: “Shtëpitë që kam ndërtuar me ekipin më në fund janë jetësuar! Falemidnerit të gjtihëve që keni ndihmuar për ta realizuar këtë”.
Rita në fund të shkrimit ka cekur se këtë punë e bën si Ambasadorja e Kosovës