Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e ka quajtur lajm të mirë rinisjen e punimeve në rrugën “Xhim Xhema”, shkruan Gazeta Express.
Rama ka thënë se Dhoma e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale ka aprovuar ankesat dhe ka shfuqizuar vendimin e Shkallës së Parë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit.
“Lajm i mirë për Kryeqytetin! Rinisin punimet në rrugën “Xhim Xhema” (Rruga A). Dhoma e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale aprovon ankesat tona dhe shfuqizon vendimin e Shkallës së Parë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit”, ka shkruar ai.