Sot pritet të mbajë mot kryesisht i ngrohtë dhe me diell. Moti pritet të jetë më i ftohtë nesër, ku do të ketë edhe reshje shiu e bore. Javën e ardhshme priten kthjellime dhe rritje e temperaturave.
Ditën e diel depërtimi i një fronti të ftohtë, sjell të reshura shiu, me rënie të temperaturës edhe me përzierje të borës, derisa në vise kodrinor-malore priten reshje bore. Deri në mbrëmje reshjet pushojnë, e vransirat shpërndahen.
Java e ardhshme fillon me mot stabil, kryesisht me kthjellime e diell, ndërsa orëve të mëngjesit edhe më ftohtë ditën e hënë dhe të martë.
9.04 – Ngrohtë e me erë, vransira shtresore të larta, por me intervale më të gjata me diell.
10.04 – Ftohtë, kryesisht me vransira. Në mëngjes reshje shiu, vende-vende të përziera edhe me borë. Në vise malore borë. Ditën riga lokale shiu. Deri në mbrëmje reshjet pushojnë e vransirat shpërndahen.
11.04 – Pas mëngjesit të ftohtë, ditën kryesisht me diell dhe vranësira të pakta lokale.
12.04 – Kryesisht kthjellët dhe me diell.
13.04 – Kryesisht me diell dhe më ngrohtë.